Cështja "Hoxha", dëgjohen 4 dëshmi në Gjykatë
Katër dëshmi kanë zbardhur shumë pika të errëta për torturimin e Remzi Hoxhës nga SHIK. Një i njohur Hoxhës tregoi për një takim me Avdyl Loshjan që i kishte rrëfyer për troturat e Remziut nga SHIK
TIRANË- Katër dëshmi janë dëgjuar sot nga 4 dëshmitarë në Gjykatën e Krimeve të Rënda në procesin për rrëmbimin dhe zhdukjen e shqiptaro -maqedonasit Remzi Hoxha, në vitin 1995 në Tiranë.
Para Gjykatës dëshmoi Bazri Hyka, sekretar i përgjithshëm i një sindikate në Kosovë dhe një i njohur i Remzi Hoxhës. Ai tregoi për një takim që, kishte patur në Prishtinë në 1997 me Avdyl Loshajn, i cili pretendohet se së bashku me Remzi Hoxhën dhe Ziso Kristopullin janë rrëmbyer nga strukturat e Shërbimit Informativ Kombëtar (SHIK) sot Shërbimi Informativ Shtetëror (SHISH). Sipas deshmitarit ai kishte mësuar nga Loshaj për keqtrajtimin e Remzi Hoxhës në një godinë të SHIK-ut në Vajin të Lezhës.
Më pas ka dëshmuar Astrit Llanaj, ish- kryetari i Partisë Socialiste të Sarandës, i cili foli për një tjetër episod, këtë herë për një takim që kishte patur me Ziso Kristopullin, kur ai, kishte dalë nga izolimi nga baza e SHIK-t në Vajin të Lezhës. Dëshmitari pohoi se kishte parë shenja dhune në trupin e Ziso Kristopullit.
Më tej procesi vijoi me dy dëshmi të tjera nga ish- punonjës të SHIK-ut, konretisht Petraq Xhorxhi dhe Anesti Selimi, të cilët folën rreth largimit nga ish- dega e SHIK në Tiranë të Avdyl Loshaj, i cili ishte hedhur nga kati i dytë i godinës së saj. Megjithatë, dëshmitarët nuk dhanë shumë detaje për këtë episod pasi sic theksuan, nuk ishin dëshmitarë okularë. Këto deshmi pasojnë ato të bëra seancat e meparëshme nga persona të tjerë, ndër të cilët edhe ish punonjës të strukturave të rendit të asaj kohe.
Të pandehur në këtë proces janë katër ish-punonjës të SHIK-ut, konkretisht Arben Sefgjini, Ilir Kumbaro, Budjon Meçe dhe Avni Koldashi. Mbi ta, rëndon akuza për rrëmbimin dhe zhdukjen e Remzi Hoxhës, afro 14 vjet më parë në Tiranë. Gjithashtu të pandehurit akuzohen edhe për rrëmbimin e shtetasve Ziso Kristopulli dhe Avdyl Loshaj.
(d.b/BalkanWeb)