Avokati i Popullit në Kom. Ligjeve: Ndryshoni ligjin
Avokati i Popullit i bën thirrje ligjvënësve të ndryshojnë ligjet për ti dhënë këtij institucioni më shumë të drejta për shqyrtim çështjesh. Gjatë raportimit në komisionin e ligjeve Dobjani tha se në zyrat e avokatit, vijnë më shumë ankesa nga sa ligji i lejon.
TIRANE- Mbi 44 për qind të çështjeve që institucioni i Avokatit të Popullit merr në shqyrtim janë jashtë juridiksionit të saj. Gjatë një raportimi në komisionin e ligjeve Avokati i Popullit, Dobjani, shpjegoi me mungesë informacioni, por dhe pamundësisë për të zgjidhur çështjet në institucionet përgjegjëse faktin që qytetarët shqiptarë i drejtohen zyrës së tij.
Avokati solli në vëmendje një premtim të deputetëve, për ti zgjeruar fushën e çështjeve që mund të shqyrtojë, pikërisht institucioni që ai drejton dhe sipas Dobjanit është parë si një marrie kompetence.
“Ndërruam formën se si mund të bëhej rregullimi që Avokati i Popullit të zgjidhte dhe të pranonte ankesat kundër vendimit të formës së prerë. Nga deputetët dhe përfaqësues të Gjykatës së Lartë, pati një reagim negativ duke menduar se po i shtoheshin kompetencat avokatit të popullit. Kjo çështje edhe pse është ngritur disa herë nuk është pranuar. Ja kam nisur edhe Ministrisë së Drejtësisë dhe kam refuzimin me shkrim të ministrit për këtë çështje”- tha Dobjani.
Ndër të tjera Dobjani shtoi se, “o do të bëjmë ndryshimin e kodit të procedurës penale të përcaktojmë rrugën se si avokati i popullit do të reagojë të një rekomandimi për të rishikuar vendimin e formës së prerë, ose ta heqim këtë çështje. Kjo është ajo që e rrit numrin e çështjeve jahstë juridiksionit të avokatit të popullit”- tha Dobjani.
Në prag të zgjedhjeve të 28 qershorit Avokati i Popullit kërkoi gjithashtu nga forcat politike që të mos përdorin fëmijët në fushatë, duke u shprehur i sigurtë se e drejta për të votuar do të garantohet pa hyrë në çështjen shumë të përfolur të kartave të identitetit. Institucioni i Avokatit të Popullit, ndërhyri fort në procesin e hartimit dhe pastrimin e emrave të dubluar nga listat e zgjedhësve. (a.r/news24/balkanweb)