E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi i uron ditëlindjen Vace Zelës

Presidenti Topi, nëpërmjet një telefonate i shprehu sot kengetares Vace Zela urimet më të përzemërta me rastin e 70 vjetorit te lindjes. Zonja Topi sot organizon sot nje mbërmje “Gala” për nder të këngëtares së madhe 

Këngëtarja, “Artistja e Popullit”, Vace Zela ka marrë urim edhe nga Presidenti i Republikës Bamir Topi me rastin e 70 vjertorit të saj të lindjes. Sic bën të ditur zyra për shtyp e kreut të shtetot, Presidenti Topi, nëpërmjet një telefonate i shprehu sot urimet më të përzemërta me rastin e përvjetorit të lindjes.

Presidenti Topi, duke vlerësuar interpretimin e jashtëzakonshëm të këngëve të muzikës së lehtë e popullore shqiptare së këngëtares Vaçe Zela i uroi ikonës së shenjtë të muzikës shqiptare shëndet dhe jetë të gjatë.

Presidenti i Republikës theksoi në telefonatën e tij me Vace Zelën se “figurat e shquara kombëtare, perlat e muzikës shqiptare, gjithnjë do të jenë në vëmendjen e shtetit shqiptar dhe do të kenë mbështetjen e duhur për kontributin e dhënë në evidentimin e vlerave të artit e të kulturës shqiptare”.

Nga ana e saj, këngëtarja e madhe e falenderoi Presidentin Topi përzemërsisht për urimet duke i uruar edhe atij suksese në krye të shtetit shqiptar.

Sonte në darkë, në Pallatin e Kongreseve, nën kujdesin e Zonjës së Parë, Teuta Topi do të zhvillohet një mbërmje “Gala” për nder të këngëtares së madhe: “Vaçe Zela, një grua, një mit”. Ky koncert, i cili gëzon vëmendjen e veçantë të Zonjës së Parë, Teuta Topi është i pari i këtij lloji kushtuar këngëtares së shquar në 70-vjetorin e lindjes së saj dhe në të do të këndohen rreth 15 këngë nga artistë të ndryshëm si Qemal Kërtusha, Irma Libohova, Myfarete Laze, Sidrit Bejleri , Vikena Kamenica, etj.

Vace Zela sot Artiste e Popullit dhe Nder i Kombit vlerësohet si këngëtare e madhe dhe e papërsëritshme e muzikës, talenti i rrallë dhe i spikatur i së cilës e ka vendosur në panteonin e artistëve të kombit tonë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›