E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Çështja McGonigal/ Rithemelimi dorëzon nesër në Kuvend kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor

Partia Demokratike zgjedhur nga Rithemelimit, ka bërë gati kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor për zbardhjen e lidhjes së Kryeministrit Edi Rama me ish-zyrtarin e arrestuar të FBI-së, Charles McGonigal. Kërkesa do të dorëzohet nesën (2 shkurt) në Kuvend. Lajmin e bëri me dije kandidati i PD për kryebashkiak në Elbasan, Luçiano Boçi në nisje të mbledhjes së grupit parlamentar demokrat.

“Rama me bashkëpunëtorët e tij po hetohet nga drejtësia amerikane. Do kërkojm ngritjen e një komisioni hetimor me firmat e shumicës së dpeutetëtve që të zbardhet ky skandal. Kërkesa dorëzohet nesër”, tha Boçi.

PD jo pak herë ka hedhur akuza ndaj Kryeministrit Rama dhe këshilltarëve të tij për lidhjen me McGonigal, që sipas Berishës, kreu i qeverisë ka përdorur ish-zyrtarin e lartë të FBI-së për favore të qeverisë dhe në dëm të opozitës.

“Kjo aferë është një aferë e tmerrshme për të cilën normalisht duhet të fliste drejtësia, por ajo është nën kontrollin e plotë të partisë së krimit, drejtësia është këtu nën kthetrat e Edi Ramës. Dje, deputeti Bardhi dërgoi padi. Përgjigja ishte zhvejkiane: na sill aktpadinë.
Nuk mjaftojnë për SKAP-in e partisë e gjithë kjo mori e pafundme e të dhënave të shtypit botëror dhe shqiptar, por duhet të gjejë Gaz Bardhi aktpadinë, që ta lexojë SKAP-i i partisë. Drejtësia është pjesë e kësaj dosje, pasi McGonigal drekonte dhe darkonte jo vetëm me politikanë të inkriminuar si Taulant Balla, por edhe me gjykatës, prokurorë, merrej edhe me veting, ku të dëshironte Edi Rama“, tha Berisha.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›