Cështja e emrittakim konstruktivGreqi-Maqedoni
ATHINË- ''Greqia do të jetë e pranishme në takimin me ndërmjetësin Methju Nimic, më 9 shkurt, në Nju-Jork me vullnet të plotë politik për zgjidhjen e çështjes për emrin e Maqedonisë, ndërsa këtë e pret edhe nga pala tjetër, kur është absolutisht e domosdoshme për vazhdimin e procesit të inkuadrimit të fqinjit verior në BE dhe NATO'', deklaroi zëdhënësi i ministrisë së Jashtme greke, Grigori Delavekuras, gjatë një konference në Athinë.
"Takimi i ardhshëm do të jetë mundësi e mirë për shqyrtim të çështjes për emrin dhe avancimet e bëra lidhur me zgjidhjen e i asaj dhe shpresojmë që do të jetë konstruktiv. Ajo është edhe konfirmim e faktit se korniza për zgjidhjen e problemit është procesi që zhvillohet nën patronazhin e OKB-së", tha Delavekuras.
Ai shtoi se takimet midis kryeministrave të dy vendeve, përkatësisht Greqisë dhe Maqedonisë, kanë krijuar një klimë më pozitive dhe se do të tentohet të vazhdojë praktika e kontakteve të drejtpërdrejta bilaterale në nivel të larta.
(m.a/mia/BalkanWeb)