Kupa e Azisë, Japoniadhe Jordaniapranë kualifikimit
DOHA- Kupa e Azisë në futboll ka zhvilluar ndeshjet e radhës, ku spikat fitorja e vështirë e arritur nga Japonia përballë Sirisë. Skuadra e drejtuar nga italiani Alberto Zakeroni ka marrë fitoren e parë në grupin B, duke triumfuar 2-1, por duke vuajtur jo pak. Hasebe realizoi golin e parë për japonezët në minutën e 36-të, ndërsa në të dytën sirianët e rritën presionin.
Në minutën e 72-të, portieri Kavashima shkaktoi një penallti, duke lënë skuadrën e tij me 10 vetë. Al Khatib nuk fali dhe barazoi shifrat, por Japonia nuk u dorëzua edhe pse me një lojtar jo pak. 10 minuta para fundit, Okazaki mori një penallti pas ndërhyrjes së Al Diab dhe nga pika e bardhë Keisuke Honda shënoi golin e fitores. Në këtë mënyrë, Japonia ka marrë vendin e parë në grupin B, me 4 pikë.
Në takimin tjetër të këtij grupi, Jordania dhuroi një tjetër surprizë, duke mundur 1-0 Arabinë Saudite. Finalistët e edicionit të fundit kanë pësuar humbjen e dytë në po kaq ndeshje, duke i dhënë lamtumirën turneut. Takimi u vendos nga një gol i Abdelrrahman në minutën e 42-të të pjesës së parë.
Goditja e tij në formë krosi përfundoi në rrjetë, por pjesa më e madhe e fajit për këtë moment i shkon portierit Abdullah, që doli në mënyrë krejtësisht të gabuar. Me këtë fitore Jordania u ngjit në kuotën e 4 pikëve, po aq sa Japonia dhe tashmë i mjafton një barazim me Sirinë në ndeshjen e fundit për të kaluar më tej.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Kupa e Azisë, Japonia dhe Jordania pranë kualifikimit