E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, gjykatakufizon imunitetine Berluksonit

ROME- Gjykata Kushtetuese Italiane kufizoi në mënyrë të pjesshme ligjin që i jepte imunitet kryeministrit Silvio Berluskoni, gjatë kohës që ishte në detyre.
Sipas vendimit të sotëm në Romë, do të jenë gjykatësit të cilët do të vendosin nëse kryeministri italian duhet të përballet me gjyqin për korrupsion.

Kjo konsiderohet një disfatë për Berluskonin, i cili është aktualisht i pandehur në dy gjyqe, por ato janë pezulluar për shkak të ligjit të miratuar në parlament.

Nga ana e tij kreu i ekzekutivit të Italisë ka mohur të ketë kryer ndonjë veprim të gabuar apo akt korruptiv, ndërsa pati thënë se do ta shpërfillë vendimin e gjykatës dhe se qeveria nuk do të ndikohej nga asnjë vendim.

Ligji që i garantonte anëtarëve të qeverisë imunitet nga procedimi penal deri në 18 muaj, u miratua marsin e kaluar, pavarësisht kundërshtimit të fortë të opozitës italiane.

Berluskoni akuzohet se i ka dhënë rryshfet avokatit britanik Devid Mills, për dëshmi të rreme në 1997-ën, me qëllimin për të mbrojtur interesat e biznesit të tij. Ai akuzohet gjithashtu për evazion fiskal në blerjen e të drejtave televizive të perandorisë së tij mediatike, Mediaset.

(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›