Ceshtja shqiptare pas pavaresise se Kosoves
Nga Dr. Gazmend Pula*
Kam nderin qe me rastin e promovimit te librit te shkelqyeshem te autorit Shaban Murati, diplomatit, intelektualit, ekspertit dhe nder njohesit me te mire te ceshtjes shqiptare ne trojet tona dhe ate qofte nga makro-perspektiva gjeopolitike dhe strategjike qofte nga mikro-kosmosi operacional, te mund t'i drejtohem ketij auditori te nderuar me disa fjale dhe mendime, lidhur me kete veper si dhe autorit me pergezimet dhe urimet e rastit.
Eshte veshtire te thuhen fjale me perkatese per nje veper komplekse, permbajtjesore dhe ne te njejten kohe edhe delikate si eshte ceshtja shqiptare, te shkoqitur ne menyre aq analitike dhe ne menyre aq substanciale dhe me ekspertize te theksuar analitiko-profesionale, si eshte bere ne monografine Ceshtja Shqiptare pas shpalljes se Pavaresise se Kosove, te autorit Shaban Murati. Kjo monografi nderthure ne vetvete teresine e aspekteve me relevante te ceshtjes shqiptare, sic eshte ai historik dhe gjeostrategjik, perfshire me aspektin politiko-diplomatik aktual. Ajo paraqet kontribut te ri ne sfondin e veprave qe trajtojne nje ceshtja kaq kyce per rajonin e Ballkanit Perendimor e me kete edhe te tere Kontinentit te Vjeter. Me kete monografi autori hedh drite dhe vizion e vleresime te reja, te klasifikuara dhe te diferencuara qarte per ceshtjen shqiptare pas realizimit te Pavaresise se Kosoves.
Kjo behet, perkunder pershtypjeve qe mund te ekzistojne per ezaurimin e ceshtjes shqiptare pas pavaresimit te Kosoves, e qe u arrit me sakrificen dhe angazhimin e madh dhe te vendosur te faktorit shqiptar, si ne aspektin politiko-ushtarak vetanak, e vecanerisht me perkrahjen vendimtare te Aleances Euro-Atlantike nen udheheqjen e vendosur te SHBA permes intervenimit perkates humanitar ne konjukturen e dhene politiko-historike te kohes.
Intervenimi i Aleances Euroatlantike u pasua me nje protektorat te perkohshem nderkombetar, te pothuaj tere faktorit nderkombetar mbi Kosoven, dhe me pastaj, ne sekuence logjike dhe te paevitueshme te hapave politike te faktorit nderkombetar, u pasua edhe me nje zgjidhje politike gjitheperfshirese dhe te qendrueshme ne forme te shpalljes se Koordinuar te Pavaresise se Kosoves - d.m.th. te shpalljes se Pavaresise se Kosoves ne koordinim te plote mes te faktorit shqiptar dhe atij nderkombetar. E tere kjo u realizua ne harmoni te plote me vullnetin e deklaruar te popullit te Kosoves per vetevendosje, perfshire aty me obligimet percjellese qe burojne nga ajo e drejte. Kjo u artikulua ne forme politiko-kushtetuese permes planit gjitheperfshires se Ahtisarit per Pavaresine e Kosoves qe u be pjese e Kushtetutes se Kosoves se Pavarur dhe e obligimeve nderkombetare te Kosoves, qe ajo i respekton dhe do t'i respektoje me mirenjohje dhe pergjegjesi te plote. Nga ky kendveshtrim, Kosova sheh perspektiven e metejme te konsolidimit te Pavaresise se Kosoves dhe me kete edhe te kontributit te saj perkates ne ezaurimin e ceshtjes shqiptare. Akoma me konkretisht, ne konsolidimin dhe avancimin e metejme te Pavaresise dhe ceshtjes, Kosova e sheh ne perspektiven e levizjes se tere Ballkanit Perendimor, ne drejtim te Brukselit - me theks te vecante, do te shtoja ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni, e madje edhe ne Serbi. Dhe ate te Brukselit te dyfishte, Brukselit te selise se NATO-s dhe te BE-se dhe te kycjes dhe integrimit te tere faktorit shqiptar ne Aleancen Euroatlantike. Lokomotive e kesaj levizjeje drejt Brukselit Euroatlantik, eshte tanime anetaresimi i Shqiperise ne NATO dhe pranimi i ketyre diteve i kerkeses se saj per anetaresi ne BE, Pavaresia e Kosoves dhe prezenca e NATO-s ne Kosove si komponente meritore e mbrojtjes dhe sigurise se saj, e do te thosha edhe te rajonit. Kjo vlen po aq edhe per liberalizimin e pritur shpejte te regjimit te vizave qe do te mundesoje qarkullim te lire te shqiptareve ne Evropen e bashkuar, fillimisht te Shqiperise - duke filluar qysh kesaj vere, e me pas edhe me shqiptaret e Kosoves dhe Maqedonise. Kete zhvillim me se pozitiv, qe do ta cilesoja madje zhvillim spektakolar politiko-ekonomik dhe ushtarak per shqiptaret, ishte pothuaj i paimagjinueshem gjer para dy-tri vitesh.
Dhe e tere kjo, si koncept, duket se perben esencen e zhvillimeve te favorshme te pritshme per tere rajonin e Ballkanit Perendimor si teresi. Kjo aq me teper ngaqe sipas te ashtuquajturit plan Greko-Amerikan, te cilit iu referua keto dite ne Tirane edhe ministri i Jashtem Plotesues i Greqise, parasheh integrimin e plote dhe perfundimtar te te gjithe Ballkanit Perendimor ne BE ne vitin 2014. Madje shume simbolikisht ne qindvjecarin e fillimit te Luftes se Pare Boterore te Evropes, atehere te armiqesuar dhe te shkaterruar rende, nderkaq tani ne nje Evrope te bashkuar dhe te integruar te prosperitetit dhe te mireqenies politiko-ekonomiko-sociale, perfitues te ciles do te jene gjithe popujt e Ballkanit, e ne vecanti populli i shumevuajtur shqiptar, do te thosha pa ngarkese retoriko-patetike.
Ky vizion sa realist, aq edhe optimist, duket se do te realizohet, perkunder obstruimeve dhe qasjes destabilizuese, te cilen politika e Serbise zyrtare vazhdon ta praktikoje edhe sot e gjithe diten, ne radhe te pare ndaj Kosoves, por jo vetem ndaj saj. Ne kete kontekst do te mund te shihej edhe tentativa e Serbise per ingranimin e Gjykates Nderkombetare te Drejtesise ne kontestimin e saj donkishotesk te Pavaresise se Kosoves, nen pretekstin e gjoja shqyrtimit te Legjitimitetit dhe Legalitetit te Shpalljes se Pavaresise se Kosoves nga aspekti i te Drejtes Nderkombetare.
Me kete Serbia zyrtare vazhdon indirekt pretendimin e saj donkishotesk-tragjik te njezet viteve te fundit, per te vazhduar politiken ekspansioniste ndaj Kosoves, shteteve te rajonit te dala nga ish-Jugosllavia e dominuar nga faktori serb, por ne vecanti te faktorit shqiptar ne pergjithesi, ndonese kjo tani serviret me levozhge tjeter kamuflazhi. Ky kontestim i legjitimitetit te shpalljes se Pavaresise se Kosoves behet nga Beogradi zyrtar, madje ne rrethana kur i tere kreu politiko-ushtarak i Serbise zyrtare i kohes se lufterave agresive qe ajo shpalosi ne menyre shkaterrimtare dhe me brutalitet te papare ne vitet '90, ne territoret e ish-Jugosllavise, tanime eshte denuar nga Gjykata tjeter Nderkombetare e Hages. Nga Gjykata e Hages per Krime te Luftes ne ish-Jugosllavi, institucion ky ad hoc i Organizates se Kombeve te Bashkuara, nje lloj Nurenbergu ballkanik ndaj politikes agresore serbe, qe u imponua si i vetmi modalitet perkates institucional i se drejtes nderkombetare per te trajtuar krimet masive te luftes ne ish-Jugosllavi, qe shkaktoi drejtpersedrejti politika zyrtare serbe e kohes. Ishin keto krime lufte, pastrime etnike dhe veprime genocidiale te kryera ne territoret e ish-Jugosllavise, ne radhe te pare kunder Kosoves, Bosnjes dhe Kroacise. Dhe per absurd, dhe ne kesi kontekstesh, kur politika dhe praktika ekspansionisto-militariste shtetemadhe e Serbise zyrtare, tanime me eshte gjykuar dhe denuar nderkombetarisht ne Hage, Serbia zyrtare merr guximin te inicioje edhe vete nje proces te tille, sa cinik aq edhe anakronik dhe absurd, qe mund te cilesohet fare lehte-lehte edhe si veprim politik nderkombetarisht dhe etnikisht krejtesisht i papergjegjshem dhe i paturpshem!
Dhe kuptohet se eshte po ashtu per t'u pritur se do te pesoje serish disfaten e radhes se Beogradit zyrtar. Sepse nder kategorite kryesore, ndonese jo te vetme, te se drejtes nderkombetare, eshte e drejta e popujve per vetevendosje, aq me teper e popujve te ndare sic ishte populli shqiptar, kategori kjo extra-legale (jashte juridike) dhe me prevalence kryesisht politike, ne forme te vullnetit te shprehur te popullit, per te qene i lire dhe per te drejten, per te vendosur fatin dhe te ardhmen e vete me te gjitha pergjegjesite perkatese.
Per me teper, pas sundimit kolonial dhe dhunes gjitheperfshirese politiko-ushtarake dhe te krimeve genocidiale kunder popullit shqiptar, pergjate pothuaj tere nje shekulli. Madje ne rrethana kur realiteti i Pavaresise se Kosoves nuk mund te kontestohet me seriozisht ne asnje aspekt dhe qe do te mbetet i pandryshueshem, pavaresisht nga mendimi keshilledhenes, te cilin eshte e autorizuar ta artikuloje Gjykata Nderkombetare e Hages. Dhe qe ne aspektin teoriko-akademik do te mund ta avanconte te drejten nderkombetare dhe praktiken perkatese qe e inicion si precedence te domosdoshme te kohes dhe rrethanave te reja globale intervenimi humanitar i Aleances Euroatlantike ne Kosove, e qe ishte i bazuar parimisht ne Kapitullin e 7 te Kartes se Kombeve te Bashkuara, dokumentin suprem te se drejtes nderkombetare.
Sidoqofte dinamika politika e zhvillimit te ceshtjeve te tilla eshte e perhershme dhe ne kete kontekst autori i kesaj monografie, ngrihen pyetje, dilema, shqetesime, sfidime dhe interpretime plotesuese qe do te mund t'i parashtroje koha dhe zhvillimet perkatese nderkombetare ne rajon dhe me gjere. Vlere e shtuar e monografise permbledhese, permbajtesish shume te dendur, por njekohesisht edhe te nuancuar thelle te ceshtjes shqiptare ne kontekstin aktual dhe perspektiv, eshte se autori i nderuar, ambasador Murati, jep qendrime analitike, probabilitet zhvillimesh, sqarime, udhezime dhe vizione relevante per kontekstin me te gjere te Pavaresise se Kosoves respektivisht per kornizen dhe perspektiven me te gjere te avancimit te metejme te faktorit shqiptar ne Ballkan, si dhe per sfidat e kohes me te cilat do te mund te ballafaqohej ne kete kontekst. Madje, duke konstatuar qarte ndryshimet rrenjesore dhe te favorshme gjeopolitike te Ballkanit Perendimor qe rezultojne pas pavaresise se Kosoves, dhe me faktorin shqiptar ne rajon te fuqizuar dukshem, qe e ben perspektiven e tij te metejme shume te ndritshme, sa i perket zhvillimit perspektiv ekonomiko-politik ne kornizat e integrimeve euroatlantike, rajonale dhe mbarekombetare.
* Autori eshte ambasador i Kosoves ne Shqiperi, fjala me rastin e promovimit te monografise