E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pavaresia dhe Clirimi, e djathta feston ne Tirane

Fatjona Mejdini

Kreret e mazhorances ne vend dhe Presidenti, Bamir Topi festuan dhe uruan dje shqiptaret per festen e Pavaresise dhe ate te Clirimit te Atdheut. Sipas tradites se te djathtes shqiptare, Topi, Berisha dhe Topalli zgjodhen te festonin dy festat ne nje dite te vetme. Keshtu paraditen e djeshme, Presidenti Bamir Topi, kryeministri Berisha dhe kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli bene homazhe ne Varrezat e Deshmoreve me rastin e 28 Nentorit, duke nderuar kujtimin dhe vepren e martireve te kombit dhe gjithe patrioteve shqiptare. Kryeministri Berisha ne fjalen e tij pas ceremonise, theksoi se ditelindja e kombit festohej ne menyre krenare, per te gjithe shqiptaret, nisur nga arritjet e medha qe Shqiperia kishte bere per sa i perket integrimit euro-atlantik. "Kryengritjet e medha qe e bene Shqiperine te pavarur, flamuri per te cilin mijera e mijera djem e vajza shqiptare rane ne Luften e Dyte Boterore, valevitet krenar ne seline e Aleances se Atlantikut te Veriut, aleances me te fuqishme te koherave, ecen krenar dhe i sigurt drejt flamurit te Bashkimit Evropian. Pra, sot kemi njemije e nje arsye per t'u shprehur atyre qe sakrifikuan per keto dite, nderimet me te medha", tha kryeministri ne fjalen e tij. Po keshtu Berisha theksoi se shqiptaret festojne diten e pavaresise dhe te clirimit, ne prag te 8 dhjetorit. "8 dhjetori ishte dita tjeter e madhe e lirise, e cila beri te mundur qe ne te rifitojme lirine, dinjitetin, dita qe shembi "Murin e Berlinit" ne Tirane, dita qe hapi dyert e nje marshimi fitimtar te shqiptareve drejt NATO-s, drejt BE-se, drejt nje te ardhmeje te shkelqyer. Zoti e bekofte flamurin dhe kombin tone", deklaroi Berisha. Nga ana e tij, Presidenti Topi, pas ceremonise se zhvilluar ne Varrezat e Deshmoreve te Kombit u shpreh se perparimet e Shqiperise, per sa i perket integrimit te saj, e kane fillimin ne perpjekjet e patrioteve per ta shpallur vendin e pavarur dhe per ta cliruar ate nga pushtuesit. "Kemi rastin qe te rikthejme ne memorien tone me shume se kurre, vepren e lavdishme te te gjithe atdhetareve, patrioteve, te cilet bene te mundur qe te luftohej pa e nderprere asnje moment aktivitetin e tyre, per mbijetesen e shtetit shqiptar. Tani kemi nje Shqiperi jo vetem me nje identitet te qarte, por nje vend anetar te NATO-s dhe se shpejti nje vend te BE-se", deklaroi Topi. Kryetarja e Kuvendit, Topalli organizoi nen kujdesin e saj nje aktivitet artistik, per te festuar diten e Pavaresise. Nga aty Topalli i uroi te gjithe shqiptaret per kete dite te shenuar dhe po keshtu, ajo shprehu nderim per te renet e Luftes Nacional-Clirimtare, pergjate vizites ne Varrezat e Deshmoreve te Kombit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›