E Hënë, 2 Nëntor 2026

Çfarë i shtyu të garojnë në Primare? Muçollari: Jam rritur në PD. Pano: Konservatorizmi!

Grigels Muçollari dhe Jonathan pano, dy kandidatët që garojnë në Primaret e PD ishin këtë të enjte të ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus.

Të pyetur nga moderatorja Borakaj se çfarë i shtyu të garojnë në primare, Muçollari tha se ai është i lidhur prej vitesh me PD-në, pasi ka aderuar në atë parti në një moshë fare të vogël.

Ndërkohë që Jonathan Pano tha se e shtyu konservatorizmi dhe vlerat e familjes, të cilat tashmë janë shkruar në statutin e PD.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Ke mbi 20 vjet në PD, e ke nisur si anëtar i thjeshtë sot garon në primaret, si të është dukur lsita e kandidatëve?

Muçollari: Primaret kanë ndjekur një modalitet që kanë lejuar këdo që është pjesë e strukturave të vetëofrohet për të qenë kanddiat, pastaj kanë kaluar në seleksionimin e Kryesisë, ku nuk lejohen ata që kanë dënime, ata që janë shpehur kundër PD. Ka patur një proces nga PD ku strukturat kanë bërë propozite e tyre. Është një listë e madhe, e mirëkonceptuar.

Borakaj: Keni rezerva për ndonjë emër?

Muçollari: Në aspektin personal mund të kem, por në atë publik nuk përbëjnë interes. Është një lsitë ku kandidatët do të kenë mundësi të votojnë. Janë aplikuar në zgjedhjet lokale.

Borakaj: E preferuat si formë?

Muçollari: Personalisht kisha dyshimet e mia nëse ishte momenti i duhur, por pas dikutimeve në kryesi u binda që është një model që ja detyrojmë shoqërisë. Çfarë risish sjell për të ndryshuar vetëveten e më pas për të ndryshuar shoqërinë.

Borakaj: Jonathan nga Këshilli Bashkiak, pse vendose të kandidosh në primare?

Pano: Vizioni im është më makro. Unë pjesë e PD u bëra pas Rithemelimit. Unë vendosa të ndërmerrja një angazhim më pak partiak. Në momentin që Doktor Berisha mori vendimin që të çonte në gjykatë çështjen e tij non-grata, dhe në momentin që ai tha që Blinken të bëjë publike rastet e korrupsionit, dhe kur nuk pashë asnjë provë thashë këtu ka një problem. Vetëm dje pashë videon nga senati amerikan, që doli me deklaratën që USAId ka financuar ndryshimet për të persoekutuar Doktor Berishën.

Borakaj: Nuk jeni i vetmi?

Pano: Jemi një pjesë. Është shkruar në statut që jemi Konservatorë që janë Zoti, Familja, Kombi. Ne në Shqipëri po përballemi me shpopullim, që vjen me dy mënyra, ulja e lindshmërisë, dhe norma më e lartë e emigracionit. Çfarë mund të bëjë politika të rrisë lindshmërinë dhe të rikthejë emigrantët. Unë besoj që përgjatë vitit të fundit kam punuar ngushtë me departamentin për familjen, ku kemi bërë një program për familje. Një nga projkektet më inovatore është krijimi i Ministrisë së Familjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›