Lista e Primareve, Meçani: Ka figura edhe më të mira në PD

Gazetarja Juela Meçani tha se Partia Demokratike ka figura më të njohura sa i përket zonjave që janë në listen e primareve.
E ftuar në Quo Vadis në Vizion Plus nën moderimin e Pranvera Borakajt, Meçani u shpreh se primaret është një risi e mirë, sepse zbuloi që PD, në kohë krize, ka nxjerrë realitete shumë të mira dhe të formuara politikisht.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Si e ka parë listën e primareve në PD?
Meçani: Do kisha pritur më tepër. Por ne po shohim dy realitetet në kahet më të mëdha politike se si janë realisht. Kemi diskutuar se në PD vendimet i merr Berisha, nuk u jepet mundësia të rinjve. Nga ana tjetër, kemi PS që ka FRESH, “Deputeti që duam”, që ka nxjerrë ministren më qesharake ndonjëherë. Ndërkohë, në listën e primareve këtë herë vijnë shumë të formuar dhe nuk janë ato profilet e atij militantit tipik. Është një PD ku bëhej sherr a do bëheshin apo jo.
Do kisha pritur të kishte profile më të mira nga zonjat. Ose do kisha dashur që të ishin bërë më parë publike, më të njohura. Ka figura edhe më të mira në PD. Por për mua është një risi e mirë, zbuloi që PD, në kohë krize, ka nxjerrë realitete shumë të mira dhe të formuara politikisht.
/vizionplus.tv