E Diel, 1 Nëntor 2026

Çfarë ndodh pas vendimit të GJK? Karanxha: Dy zgjidhjet që Veliaj të ushtrojë detyrën

Ish-prokurori Ervin Karanxha ka dhënë dy zgjidhje se si kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, mund të drejtojë bashkinë më të madhe në vend pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

I ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, Karanxha tha se ka dy zgjidhje: e para mbetet që atij t’i krijohen lehtësi nga qelia për të drejtuar bashkinë më të madhe në vend, dhe e dyta mbetet lehtësimi i masës së sigurisë, pasi tashmë hetimet kanë përfunduar.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Çfarë ndodh me qytetarët e Tiranës?

Karanxha: Qytetarët do të vazhdojnë jetën. Zgjidhja e parë është ndryshimi i rregullores së burgjeve që atij t’i krijohen kushte, të jetë afër bashkisë.

Borakaj: Mund të jetë zgjidhje si ajo e Metës me anë të letrave?

Karanxha: Duhet të jetë më e gjerë. Të mos jetë vetëm punë letrash, por edhe takime. Nëse ai nuk e bën me delegim, t’i krijohen kushtet. Zgjidhja numër dy është zëvendësimi i masës së sigurisë. Hetimet kanë mbaruar, çështja është në gjykatë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›