E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama anulon pjesëmarrjen në samitin e BE-së në Bruksel

Kryeministri Edi Rama ka surprizuar me një vendim të papritur duke anuluar udhëtimin për në samitin e zgjerimit të Bashkimit Evropian, që do të mbahet sot në Bruksel. Pavarësisht se ishte parashikuar që të merrte pjesë në këtë forum të rëndësishëm, ku do të diskutohej çështja e zgjerimit të BE-së, Rama ka vendosur në çastin e fundit të tërhiqet.

Në samitin e Brukselit, Rama do të ishte bashkë me ministrat e Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut, një mundësi për të diskutuar për avancimin e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian. Megjithatë, ky ndryshim i papritur ka ngritur pyetje për arsyet e kësaj tërheqjeje në një moment kyç për vendin dhe për procesin e negociatave me BE-në.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›