"Cfaredo te ndodhe ne PS, PD-LSI do te jetoje 4 vjet"

INTERVISTA/ Nenkryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Dritan Prifti, duke folur per radion Evropa e Lire, vlereson se Berisha dhe Meta dine t'i respektojne marreveshjet e bera: "Marreveshja jone me PD ne bashkeqeverisje do te jete katervjecare dhe cfaredo qe te ndodhe ne PS keto kater vjet, nuk do te kete asnje devijim nga LSI-ja"
Ju ishit i pari qe i ofruat Partise Demokratike mandatin e deputetit per te votebesuar qeverine. A jeni penduar ne raport me elektoratin qe perfaqeson Levizja Socialiste per Integrim?
Ne fakt, ndjehem i kenaqur dhe nuk kam asnje lloj pendese, sepse elektorati jone votoi per LSI-ne qe LSI-ja te shkonte ne qeverisje. Realisht, ate qe ia premtuam elektoratit, se do te shkonim ne pushtet, e realizuam. Jemi duke negociuar nje marreveshje bashkeqeverisjeje me Partine Demokratike. Une, ne fakt, mund te kem marre me mijera mesazhe gjate periudhes se deklaratave te para e deri me sot dhe mund te vecoj 6-7 mesazhe qe kane qene kunder kesaj levizjeje dhe te gjitha te tjerat kane qene ne mbeshtetje. Njerezit qe kane mbeshtetur LSI-ne, kane qene kryesisht shtresa ne nevoje, shtresa njerezish te papune, njerezish qe kane nevoje per nje qeverisje me te mire dhe pothuajse shumica e tyre, edhe per shkak te interesave te tyre personale apo familjare, jane qe LSI-ja te perfshihet ne qeverisje. Ata e shohin nje qeverisje te djathte dhe te majte, te balancuar dhe te kontrolluar, nga te dy krahet e shohin si garancine me te mire per te ecur perpara dhe per te zgjidhur problemet e tyre ekonomike, familjare, personale.
Sa te veshtire e shikoni bashkeqeverisjen me kryeministrin Sali Berisha? Kam parasysh ketu akuzat e ndersjella... Do ta pranoni Berishen si kryetar te qeverise, pjese e se ciles do te jete edhe Levizja Socialiste per Integrim?
Ne qofte se do te ndodheshim ne kushte te tjera, ne mund te negocionim edhe per kryeministrin. Por, ne kushtet kur Partia Demokratike ka 70 mandate, pra ka gjysmen e mandateve ne Parlament, dhe ne i ofrojme asaj vetem kater mandate, nuk mendoj se eshte e moralshme qe t'i kerkohet posti i kryeministrit. Ne fakt, nuk do te ishte e moralshme edhe nese ne do te bashkoheshim me Partine Socialiste - Partia Socialiste te kishte me shume mandate se ne dhe ne t'i kerkonim kryeministrin. Tashme eshte bere nje standard nderkombetar qe edhe ne rastet e koalicioneve te majta dhe te djathta, apo koalicioneve me baze te gjere, kryeministrin e merr forca e pare brenda koalicionit, pra forca qe ka me shume mandate brenda koalicionit. Keshtu qe ne nuk kemi ne plan te kerkojme te bejme nje koalicion me probleme qe ne nisje. ...Une shoh ne nje bashkeqeverisje dy figura shume te forta te politikes shqiptare - Sali Berishen, figura me e forte e se djathtes, dhe Ilir Meten, nje nga figurat me te forta te se majtes - figura te forta, te cilat kane tipare te burrave te shtetit dhe kane aftesi dhe mundesi qe t'i respektojne marreveshjet qe bejne.
Nje bashkeqeverisje qe mund te shtrihet edhe me tej - a mund te kete nje koalicion PD-LSI per zgjedhjet e pritshme lokale?
Po, do te kemi nje koalicion PD-LSI dhe per zgjedhjet lokale. Koalicioni qe do te formohet mes PD-se dhe LSI-se, besoj nga fundi i gushtit, eshte nje periudhe katervjecare, brenda se ciles jane dhe zgjedhjet e pushtetit vendor te 2011-es, zgjedhja e presidentit apo ceshtje te tjera te rendesishme politike, qe do te jene brenda katervjecarit. Do te jete nje koalicion, i cili nuk do te ndahet per asnje ceshtje politike apo elektorale ne kater vjet.
Nga menyra se si flisni, duket pothuaj i pamundur bashkepunimi me Partine Socialiste. Cfare do ta kthente Levizjen Socialiste per Integrim ne shtratin e vet natyral, ne bashkepunim me te majten?
Problemi numer nje atje eshte Edi Rama dhe disa njerez qe jane rreth tij, te cilet, per vite me radhe, kane punuar jo per fitoren e se majtes, jo per bashkimin e se majtes, por per asgjesimin e Levizjes Socialiste per Integrim. Derisa ne krye te Partise Socialiste te jete Edi Rama, te jene njerez si Fatmir Xhafa, Gramos Ruci e ca persona te tjere, nuk besoj se do te kete ndonjehere ndonje bashkepunim elektoral PS-LSI. Nese keta njerez do te largohen nga drejtimi i kesaj partie, nese ajo parti do t'i shtrije doren e miqesise Levizjes Socialiste per Integrim, per t'i korrigjuar padrejtesite e se shkuares, sigurisht qe aleancat tona me natyrale jane majtas. Ne jemi Levizje Socialiste per Integrim, nje force politike e qendres se majte dhe aleancat tona me natyrale do te jene majtas, por sigurisht pas kater vjetesh. Pasi te firmosim marreveshjen me Berishen, nuk do te kete asnje lekundje nga kjo marreveshje, te pakten per katervjecarin e pare qeverises. Nese te Partia Socialiste do te gjejme ndryshimet e duhura ne kete katervjecar, ne perfundim te ketij katervjecari, mundet qe pas kater vjetesh te gjendet perseri ne te njejtin koalicion, pra ne nje koalicion te perbashket te se majtes.
Po nese Rama nuk dorehiqet?
Nese Rama nuk dorehiqet, nuk do te kete asnje shprese bashkepunimi mes PS-se dhe LSI-se, aq kohe sa ai te jete ne krye te Partise Socialiste.
Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim dha si arsye kryesore te bashkepunimit me Partine Demokratike menjanimin e krizes. Por, a ishte kjo nje levizje per te krijuar terrenin e duhur per shkaterrimin politik te Edi Rames?
Jo, jo, vendimi nuk eshte marre per shkak te armiqesive personale apo goditjeve personale ndaj nje individi. Vendimi eshte marre me nje pergjegjesi te larte politike, por edhe atdhetare, ashtu sic e ka shprehur dhe Ilir Meta ne deklaraten e tij per te pranuar ftesen e Berishes per negociata per koalicionin. Sigurisht qe ne kushtet qe ne ndodhemi, ne qofte se mandatet tona do t'i bashkoheshin Partise Socialiste, e majta nuk do te kalonte 70 deputete, sepse 70 deputete jane te fiksuar tashme qe jane ne te djathten. Bashkimi i mandateve tona me Partine Socialiste nuk do te sillte asnje gje per vendin, pervecse krize. Ilir Meta ka shprehur qe bashkepunimi Rama - Meta sjell krize dhe ka parasysh qe bashkepunimi ndermjet mandateve tona ne Kuvend nuk e tejkalon impasin parlamentar, pra mbetet ne nje ngerc, i cili do te sjelle ose nje qeveri te gjere, qe nuk do te jete qeveri, do te jete formale, por nuk do te jete qeveri qe do te qeverise vendin ne keto kushte te renda te krizes ekonomike. Kurse, bashkimi me votat e Partise Demokratike sjell stabilitet, sjell integrim, sjell zhvillim, sjell shpresa per te tejkaluar situaten e veshtire ekonomike, sepse votat shkojne ne 74, perqindjet ne Parlament shkojne ne 53% dhe mazhoranca eshte shume e qarte, eshte shume e paster. Keshtu qe vendimi nuk ka te beje me persona te vecante, pavaresisht se mund te duket keshtu ne nje situate te tensionuar paszgjedhore, ku Partia Socialiste ka qene parti, e cila ka pasur nje plan asgjesues per LSI-ne. Vendimi politik eshte marre mbi interesa shume me te gjera se kaq, mbi interesa kombetare, mbi interesa te integrimit te vendit dhe te zhvillimit te qendrueshem ekonomik te tij.
Analiste thone se nese gjate ketij katervjecari Edi Rama dorehiqet nga kryetari i Partise Socialiste, Levizja Socialiste per Integrim do te shkaktoje krize qeveritare, duke u larguar prej saj. Ka dicka te vertete ne kete opinion?
Jo, une po ju them kete gje, qe marreveshja jone me Partine Demokratike ne bashkeqeverisje do te jete katervjecare dhe cfaredo qe te ndodhe ne Partine Socialiste keto kater vjet, nuk do te kete asnje devijim nga LSI-ja nga marreveshja e bashkeqeverisjes me Partine Demokratike. Do te jete per kater vjet, asnje dite me pak se kater vjet.
Cilat jane kabinetet qe do t'i drejtoje Levizja Socialiste per Integrim ne qeverine e re? Do te kerkoni po aq ministri sa c'keni edhe mandate?
Nuk eshte thjesht ceshtje numrash - sa mandate kemi, aq ministri te kerkojme. Ne do te kerkojme qe te jemi nje force reale bashkeqeverisese. Pra, nje force qe te marre vendime ne kete qeveri, pavaresisht numrit te ministrive, apo portofolave ministrore qe do te drejtoje forca jone. Duke qene force reale, do te thote qe shumica e vendimeve te rendesishme ekonomike, me impakt te madh ekonomik, apo e vendimeve politike, ne te cilat do te perfshihet qeveria, te jene me konsensus; pavaresisht numrit te mandateve, pavaresisht numrit te portofolave, te jene me konsensus. Te pakten deri tani ne negociata, nuk kemi hyre te numri i ministrive, te cilat do t'i drejtojme, por jemi perqendruar te pjesa programore e aleances. Kemi vene disa kushte qe jane te rendesishme per programin e LSI-se, jane te rendesishme per votuesin e LSI-se, qe eshte votues i majte. Per shembull, kemi vene nje kusht per ndryshimin e kodit zgjedhor, jo te sistemit zgjedhor, jo te Kushtetutes, por te kodit, per te bere permiresim te kodit, edhe per pjesen e administrimit, pra prezenca me komisionare edhe e LSI-se, ose depolitizimi i plote i te gjitha komisioneve - asnje parti te mos kete akses ne komisione, por ato te jene te pavarura. Nese do te mbeten politike, ne kemi marre garanci nga Partia Demokratike qe Levizja Socialiste per Integrim, si forca e trete politike ne vend, do te jete e perfaqesuar ne keto komisione. Kemi kerkuar gjithashtu te kete nje korrektim kombetar ne sistemin zgjedhor. Nese kemi parasysh sot, Partia Socialiste apo Partia Demokratike ka marre nje deputet me 10 mije vota ne Kuvend, LSI-ja e ka sot nje deputet me 21 mije vota ne Kuvend dhe kjo eshte e padrejte. Nuk kemi kaluar akoma te ndarja konkrete e portofolave ministrore.
Dhe, kur pritet te ndodhe kjo?
Do te ndodhe besoj ne dyjaveshin e fundit te gushtit. Kryeministri Berisha na ka kerkuar nje mirekuptim qe kete pjese te negociatave ta kemi ne fund te gushtit, per te mos ndikuar kjo ne punen aktuale te ministrave, apo te qeverise aktuale. Ne qofte se do te negociohen tani, ne qofte se do te shpallen tani drejtuesit e ardhshem te portofolave ministrore, do te kete dekurajim te atyre ministrave, te cilet nuk do te jene ne qeverine e ardhshme dhe kjo nuk i intereson as vendit dhe askujt. Nuk na intereson qe edhe per nje muaj te bjere ritmi i qeverisjes, sepse situata ekonomike eshte shume e veshtire dhe per mendimin tim pritet dhe te perkeqesohet.