Shtate arsyet ne favor te seksit
Seksi do t'u lehtesoje jeten, vetem nese eshte i llojit qe ju pergjigjet juve - i llojit qe kultivon dhe rrit intimitetin emocional
1. Na ndihmon te kuptojme se cfare eshte me e rendesishme per ne
Brezat e rinj kane mundesi te panumerta qe cdo dite te perballen me zgjedhje te reja. Njera nga strategjite me efikase per te zbuluar se cfare duam, eshte qe thjesht te pyesim vete: "Cfare eshte me te vertete e rendesishme ne jeten time?" Ne njeren nga anketat, rreth 59 % te femrave deklaruan se seksi eshte me rendesi te vecante dhe vetem 9 % mendojne se eshte i parendesishem fare. Seksi do t'ua lehtesoje jeten vetem nese eshte i llojit qe ju pergjigjet juve - i llojit qe kultivon dhe rrit intimitetin emocional. 52 % e femrave besojne nje rregull: "As mos mendo per seks perderisa nuk je ne nje lidhje serioze." Seksi eshte i rendesishem vetem ngaqe vendos intimitet ne sfera me te larta. Seksi ju lejon qe prane personit tjeter te jeni plotesisht te lendueshem fizikisht dhe emocionalisht. Nese nuk ka dashuri, as seksi nuk ka kuptim!
2. Per shkak te seksit, ne cmojme dashurine
Ne pyetjen "Kur eshte seksi me i mire?" shumica nga anketueset pergjigjet: "Kur ka dashuri ne te". Nese ka te beje vetem me aktin e paster fizik, te jeni te bindur se nuk do te kenaqeni. Shume femra i mbushin baterite e tyre emocionale permes seksit. 40% e femrave mendojne se seksi i forcon lidhjet emocionale. Te njejten gje e kane deklaruar edhe ato qe kane perdorur te dyja metodat e seksit. Me shume se nje e treta e anketueseve kishin shijuar seksin pa dashuri: 53 % ne lidhje te pasuksesshme, 42% ne aventura per nje nate dhe 40% neper flirte te parendesishme dhe pa obligime. Gjithsesi, gjithnje mund te gjendet 5% e atyre qe mendojne se erotike e zjarrte dhe e vertete ka qene nata me te panjohurin. Megjithate, ato seksin e tille e pershkruajne si akt fizik e jo emocional. Ato thone se s'ka turp ne kete vetem ngaqe jane anonim, por megjithate shumica e tyre nuk mund ta paramendojne seksin pa dashuri.
3. Mund te lavderoheni gjate seksit
Femrat kane deshire te flasin: 94 % nga te anketuarat theksonin se shpesh bisedojne me shoqet rreth seksit. 50% e tyre bisedojne per kete ceshtje sa here qe te takohen. Ato deshirojne qe pervojen e mire ta ndajne me dike dhe ne te njejten kohe, kur jane jo te sigurta dhe te pakenaqura, kerkojne keshilla nga njera-tjetra, sidomos nga personat qe kane besim ne to. Eshte interesante se femrat jashte lidhjeve martesore, flasin me shume per pervojat e tyre kur takohen me shoqet. Nje e treta e tyre flasin per seks te mrekullueshem dhe kane deshire t'i pershkruajne detajet; 90% i shkembejne informatat per kontracepsion dhe teknikat per gjerat e tjera; 63% krahasojne pervojat e tyre me te mira, me te cmendura dhe te hidhura. Natyrisht, pak prej tyre edhe e teprojne.
4. Teme e mire eshte biseda me partnerin
Pa partnerin nuk do te kishim biseda te mira dhe interesante. Pervec kesaj, gjithnje eshte mire t'i ndash kenaqesite dhe pakenaqesite me personin qe dashuron. 48% e femrave deshirojne me teper seks dhe te gjitha heret a vone e bejne kete ne marreveshje me partnerin, ne krahasim me 41% qe qendrojne heshturazi, duke derguar sinjale te heshtura por te efektshme trupore. Asnjehere nuk duhet kritikuar partneri, po gjithnje duhet dhene vullnet pozitiv. Gjithnje thoni "keshtu eshte mire" dhe asnjehere "mos, cfare po ben!" 20% e femrave nuk ndermarrin asgje kur jane te pakenaqura. Duhet ditur se heshtja per partnerin mund te jete tejet frustruese. Ai mund ta humbase interesimin per ju.
5. Seksi e ushqen egon
Ne pyetjen se "Si ndihen ne lidhje te afshte", 66% e femrave kane theksuar se kane vetebesim te plote. 50% e tyre theksuan se ndihen tejet seksi dhe behen dashnore qe kane shume kerkesa. Kjo natyrisht nuk do te thote qe kane deshire ta nderrojne partnerin apo te kene me shume ne te njejten kohe. Kjo ide nuk i pelqen gati askujt. Do te thote se vetem lidhja e ngrohte monogame i ben te lumtura (66%), optimiste (80%), dhe me mire ia dalin me problemet jetesore (58%). Pikerisht pse seksi u jep siguri, per kete edhe ndjehen me shume deshira dhe me seksi. 89% e tyre thone se me se miri, me te shendetshme dhe me me vetebesim ndihen kur jane te kenaqura me veten si njeri. Atehere jane edhe me te lumtura. Vetem 12% te femrave gjejne ndihme te alkooli dhe stimulantet e tjere.
6. Seksi eshte aventure pa pagese
Ajo qe dikur konsiderohej tabu, sot eshte nje praktike e gjere. Gati te gjitha anketueset i kane provuar pozitat standarde (nga anash, nga prapa, poziten misionare...). 92% e kane shijuar seksin oral, ndersa shume nga ato kane shkuar edhe me larg ne seks me gjerat qe Kamasutra (filozofi dhe praktik hindus per seks) i quan me emra te cuditshme. Eksperimentet jane te nevojshme gati per secilen. Jo vetem qe e largojne monotonine, por edhe jane kyce ne forcimin e lidhjes fizike dhe psikike mes partnereve. Gati gjysma e te anketuarave kane shijuar seksin ne vende publike, ndersa 40 % e tyre nganjehere lundrojne ne ujerat e sado-mazokizmit! 72 % sherbehen me vibratore, vajra per masazhe, ndersa 20% e kane provuar seksin me tre persona menjehere. Gati 60% e tyre kane enderruar per seks me femra, ndersa 14% e tyre per metodat sado-mazokistike, me zinxhire dhe kamxhike!
7. Ju pajton
Disa nga arsyetimet e femres per t'iu shmangur seksit jane: "Jam e lodhur", "Nuk ndjehem mire". Nje nga arsyetimet e tjere qe eshte mjaft i pamoralshem eshte se: "te refuzosh mashkullin eshte argetim!" Ne pyetjen se "pse i shmangen seksit?", femrat kryesisht jane pergjigjur: "Per shkak te lodhjes", "shpesh nuk jam e disponuar", ndonjehere edhe "jam e hidheruar me te". Megjithate arsyetimet e llojit: "nuk dua as te paramendoj se me ka gjithnje ne dispozicion" si dhe "dua t'i hakmerrem" i takojne jokorrektesise emotive. Kjo nuk do te thote se duhet te jeni ne dispozicion te tij kunder vullnetit tuaj, por t'i thoni se jam e hidheruar apo e lenduar, dua njehere te diskutojme e pastaj shohim. Kjo eshte me efikase...