E Diel, 1 Nëntor 2026

Miti biblik i dashurise, ne mjeshterine franceze

Nga Butrinti Bardhyl Bejko

Francezet mbyllin me magji naten e fundit te festivalit nderkombetar te teatrove "Butrint 2000". Nje surprize ku trupa franceze vetem me tre aktore dhe nje orkester modeste ne numer, shpalosi artin modern jo thjeshte te teatrit dhe fjales, por edhe te baletit, lojes se aktoreve, si edhe te artisteve. Te shkrire ne nje te vetem, aktoret franceze ia arriten qe te mbanin te gozhduar publikun e shumte, pas shkalleve te gurta, tere sy e vesh drejte skenes mitike te Butrintit. Regjisorja Catalina Buzoianu, vuri ne skene shfaqjen "Kenga e Kengeve", e marre nga Bibla.

Me nje tekst te marre nga Bibla, dashuria sa hyjnore aq edhe njerezore, beri qe cdo fjale e levizje te ishte jo vetem ne perfeksion dhe harmoni, por edhe nje mesazh se dashurine vertete e sjell Zoti dhe Bibla e ka ate brenda vetes te ruajtur me fanatizem, por edhe faktin se dashurine duhet ta dashurosh, se ndryshe hyjnoren qe sjell Zoti mbi toke e vret xhelozia, pabesia dhe urrejtja, sikunder ndodhi edhe ne shfaqje. Nje dashuri e zjarrte qe lind mes dy te rinjve, atje ne vendlindjen e Krishtit, ne Jeruzalem.

Nje dashuri sa fisnike aq edhe mitike, gati e paarritshme, qe arrin ta vrase e keqja, xhelozia. Ne kete menyre zhvillohen ngjarjet me fjale te zgjedhura, me ritmin e kenges se vjele nga Bibla, e cila eshte padyshim nga librat me te fuqishem per ate qe percjell. Fjalet nuk tingellojne mire ne veshet e atyre, qe dhunojne dhe minimizojne forcen e dashurise. Eshte kjo arsyeja qe edhe nje dashuri kaq e zjarrte, nuk arrin te mberrije deri ne fund, atje ku duhet te shkonte per vete natyrshmerine dhe bukurine qe ajo mbartte. Pikerisht kjo del shume evidente ne te gjithe shfaqjen, e cila duhet pranuar qe ishte "qershia mbi torte", e lene si "embelsire" ne fund te festivalit.

Per ata qe e ndoqen, u mesua se drama franceze e dhene ne nje menyre te vecante ishte mbyllja me e mire e te gjitha edicioneve te deritanishme te teatrove ne Butrint. Dhe kjo, fale kompozimit te regjisores dhe lojes brilante te aktoreve, te cilet ishin kualitete te provuara se paku nga ajo qe ata dhane, per me shume se nje ore. Me nje veshje tere funksion, me efekte ndricimi dhe tere kombinacionet qe kishte kjo "dasme" e madhe e kenges dhe fjales, e ben teatrin francez "Kenga e Kengeve" jo te zakonshem, duke i dhene teatrit nje dimension te gjere qe rrok brenda vetes sa teatrin, aq edhe baletin.

Po surprizat franceze nuk mbyllen ketu. Ne kaq pak aktore, ka kaq shume kombesi. Aktori kryesor Filipe Ristovski, eshte maqedonas qe jeton ne Rumani. Regjisorja Catalina Buzoianu, eshte rumune. Te tjeret jane italiane dhe franceze.

Katherine Kiss: Mrekullia e ka emrin "Butrint"

Katherine Kiss, nga Marseja, e cila ishte ne drejtim te panelit, pas shfaqjes, duke prezantuar aktoret, vuri ne dukje se ata nuk jane vetem te tille. Ristovski, qe ishte dhe ne rolin kryesor, eshte kengetar dhe balerin. Partnerja e tij ne skene, eshte Sandra Mahima dhe soliste Ionka Marche. "Aktoret kane bere nje pune kolosale per te ardhur ne Butrint me shfaqjen e tyre, e cila besoj se ishte nje triumf. Po ajo qe i jep kesaj shfaqje kete dimension nuk eshte vetem teksti, i cili eshte shkeputur nga Bibla, por dhe skena e Butrintit", thote Kiss. Sipas saj, do te ishte kenaqesi te arrinin te benin nje festival si ky i Butrintit edhe ne France.

Harmonia e aktoreve ne skene

Shfaqja u diskutua edhe pas perfundimit ne konferencen per shtyp. Mendimi sundues ishte se francezet sollen ne Butrint, nje vlere e cila ka brenda saj jo vetem teatrin e fjales, por se pari kengen, muziken dhe levizjet, te cilat e shnderruan qytetin antik ne vendin ku melodite perplaseshin nder muret e lashte. Levizjet qe buronin nga loja plot pathos, e aktoreve balerine te shoqeruara nen driten e henes dhe efekteve te krijuara, sollen para spektatorit nje teater ndryshe, nje pjese e cila foli kendshem dhe u kuptua shume mire nga te rinjte deri tek spektatoret.

Ne 10 vjet, 2 mije aktore ne skenen e Butrintit

Festivali nderkombetar i teatrove te Butrintit i dha fund edicionit te tij te dhjete. Spektatoret, kaluan pese net magjike. Nga italianet, deri tek francezet. Organizatoret e festivalit, drejtori i Pergjithshem, Alfred Bualoti, Stefan Capaliku e dhjetera te tjere, evidentojne se festivali i sapo mbaruar eshte nje risi, e cila sa vjen e po rritet. Ne skene jane sjelle 2000 aktore te njohur nga pothuaj e gjithe bota. Po keshtu ka mundur te afroje ne shkallaret e gurta me shume se 40 mije spektatore e te organizohen me shume se 1000 debate, si dhe te hidhen themelet per te ardhmen. Sipas organizatoreve, festivali eshte tani nje "prone" kulturore e Shqiperise, i cili patjeter duhet te zgjeroje dimensionet. Butrinti po shnderrohet ne nje shkolle, per te gjithe aktoret dhe pjesemarresit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›