E Shtunë, 31 Tetor 2026

Champions Barcelona pergatitet per Milanin

Barcelona ka zhvilluar të hënën paradite stërvitjen e parafundit para ndeshjes kundër Milanit të mërkurën në mbrëmje.

Në seancën stërvitore morën pjesë edhe Eric Abidal e Ibrahim Afellay, të dy këta lojtarë të padisponueshëm për takimin e parë të çerekfinales së Champions League.

Me rikthimin e Dani Alves, mbrojtja e katalanasve mendohet se do të përbëhet nga Puyol në të majtë, Pique dhe Mascherano në qendër dhe braziliani në të djathtë.

Kapiteni Puyol do të luajë në të majtë sepse Adriano është në dyshim për supersfidën e San Siros. Braziliani i krahut të majtë është stërvitur veçmas grupit, në palestër.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›