E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tyrell me album të ri

Steve Tyrell është një prej artistëve më të mirënjohur të muzikës jazz, e kryesisht të këngëve të dashurisë. 67-vjeçari i njohur i muzikës amerikane ka krijuar këngë të famshme të repertorit amerikan si “The way you look tonight” . Të gjitha këngët e tij të njohura janë përmbledhur së fundmi në albumin me titull “I’ll take romance”.

Steve Tyrell ka provuar edhe një herë se romanca nuk del jashtë modës. Që kur krijoi këngën “The way you look tonight” , ai spikati si një prej artistëve të cilët vendosën një standard të lartë të interpretimit të këngëve pop dhe jazz. Mes shumë krijimeve përmendet dhe kënga “At last”.

Me vdekjen e këngëtares legjendare të jazzit Etta James, adhuruesit e kësaj kënge e dëgjojnë tashmë atë në versioni e ri të Steve Tyrell në albumin “I’ll take romance”.

I lindur në Teksas, Steve Tyrell ka shënuar disa bashkëpunime të rëndësishme gjatë karrierës së tij, fillimisht si producent në kompaninë Scepter Records, ku punoi me Carol King dhe Gerry Goffin.

Ai ishte përzgjedhësi i këngëtarit nga Teksasi B.J Thomas, i cili fitoi një çmim Oscar me këngën e filmit “Butch Cassidy and the Sundance Kid”.

Albumi i parë solo i Steve-it ishte ai me titull “A new standart” i cili u realizua nga studio Atlantic Records në vitin 1999 dhe i cili u rendit në krye të klasifikimeve për dy vjet.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›