"Champions League", Dinamo humb ndaj Sheriff Tiraspol
Ekipi kampion i Shqipërisë Dinamo ka humbur ndjeshjen e parë të turit të dytë për "Champions League" ndaj ekipit moldav Sheriff Tiraspol me rezultatin 3 me 1.
Pjesa e parë ka përfunduar me barazim 1 me 1 ku për Dinamon shënoi argjentinasi Malacarne në minutën e 12 të ndeshjes.
Në pjesën e dytë Dinamo pësoi edhe dy gola të tjerë duke humbur ndeshjen me rezultatin 3 me 1, ndërkohë që nga minuta e 68 e ndeshjes Dinamo luajti me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të sulmuesit kryesor Elis Bakaj.
Ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas një jave në Tirënë ku Dinamo për tu kualifikuar duhet të shënojë 2 gola.
Ndërkohë nesër do të zhvillohet në stadiumin "Qemal Stafa" ndeshja e parë e turit të dytë për "Europa League" mes ekipit grek Olimpiakos dhe Besës.