E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria, e 71-ta në FIFA

Shqipëria e futbollit ngjiti 8 vende në renditjen e përmuajshme të FIFA-s, duke u pozicionuar e 71-ta në ranglistën botërore për muajin korrik.

Përfaqësuesja e drejtuar nga trajneri kroat, Josip Kuzhe, ka 445 pikë pas dy fitoreve në ndeshjet miqësore me Malin e Zi (1-0) dhe Andorrën (1-0) dhe ndodhet 14 vende larg Bosnjë-Hercegovinës, e 57-ta.

Kuqezinjtë lënë pas Bjellorusinë (77) dhe Luksemburgun (116). Nga kundërshtarët e tjerë të grupit tonë eliminator për Kampionatin Europian të vitit 2012, Franca ndodhet në vendin e 21-të, ndërsa Rumania në vendin e 42-të.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Merkure, 14 Korrik 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›