E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rinas, arrestohet i shumëkërkuari italian

Policia e shtetit ka arrestuar pasditen e sotme në aeroportin e Rinasit, një shtetas italian të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol.

Lajmi bëhet i ditur nga policia, sipas së cilës në pranga ka përfunduar shtetasi Italo Gigante, i kërkuar nga drejtësia belge për një varg akuzash.

Sipas burimeve, autoritetet belge e akuzojnë atë për korrupsion pasiv, falsifikim dokumentesh dhe pastrim të parave të organizatave kriminale.

Burimet shtojnë më tej se identifikimi i shtetasit italian u bë i mundur përmes sistemit TIMS.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›