Bangladesh demshperblehen familjaret e viktimave
Janë ndërprerë kërkimet për të mbijetuarit në Bangladesh, dhe vullnetarët nuk po gërmojnë më nën gërmadha. E ndërsa eskavatorët vazhdojnë të pastrojnë zonën nga ajo që ka mbetur nga ndërtesa disakatëshe e rrëzuar ditë më parë, ka nisur shpërndarja e dëmshpërblimeve. Firmat e mëdha perëndimore për të cilat punonin qindra punëtorë që gjetën vdekjen, kanë premtuar dëmshpërblim për familjarët. Firma kanadeze Loblau dhe kolosi britanik Primaks kanë qenë të parat që kanë shpërndarë ndihën financiare. Zëvendës presidenti i shoqatës së industrive tekstile të Bangladeshit, është takuar me përfaqësues të firmave perëndimore që kërkonin masa sigurie në të ardhmen. Deri tani janë shtatë personat e arrestuar për tragjedinë. Zemërimi i familjarëve dhe të afërmëve është shprehur me anë të një proteste ku është kërkuar dënimi me vdekej për përgjegjësin e ngjarjes që shkaktoi 381 të vdekur.