E Shtunë, 31 Tetor 2026

Champions League do të luajë sot finalen e saj të 55-të në Madrid

Champions League do të luajë sot finalen e saj të 55-të në Madrid, pikërisht në stadiumin e kampionëve të parë. Real Madrid ka qenë fituesi i parë i këtij trofeu në 1956 pasi mundi në finale 4 – 3 Stade de Reims në takimin e luajtur në Paris. Idea e këtij turneu u hodh nga gazeta sportive L’Equipe, e drejtuar Gabriel Hanot, që i propozoi FIFA dhe UEFA mbajtejn e një kampionati mes ekipeve më të mëdha të Evropës. Nga frika se mos ky aktivitet do të errësonte kampionatet kombëtare dhe Kampionatin Evropian mes Kombeve, Kupa e Kampioneve u organizua me ndeshje me eliminim direkt. Turneu fitoi famë nga viti në vit dhe në sezonin 2009-2010 kanë marrë pjesë 76 skuadra nga 52 vende. Skuadra fituese merr trofeun në fund të takimit. Kjo është tradita në të gjitha evenimentet sportive që kanë mbërritur në aktin e fundit. Kupa e Champions League ka një detaj të veçantë, që kanë shtyrë të gjithë ta quajnë kupa “me veshë të mëdha”. Ajo është e lartë 62 cm dhe peshon 7.5 kg. Trofeu i krijuar nga Hans Stadelmann ka ruajtur këtë formë prej vitit 1966. Himni i Champions League ekzekutohet para çdo takimi që rej vitit 1992. Melodia sinfonike që është kthyer në një simbol jo vetëm për turneun është kompozuar nga Tony Britten e bazuar në himnin e shpalljes mbret të Britanisë së Madhe, George II në vitin 1727. Kompozitori i saj ka qenë Georg Friedrich Handel. Teksti i kësaj pjese 3 minutëshe përbëhet nga fjalë në anglisht, frëngjisht dhe gjermanisht.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›