E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ftese PS, te nise puna ne komision Rozeta Rapushi

Partia Demokratike eshte e gatshme te nise menjehere negociatat per ndryshimin dhe permiresimin e Kodit Zgjedhor, por nuk do te pranoje nga opozita, asnje kerkese qe bie ndesh me ligjin apo Kushtetuten. Nderkohe qe i ben thirrje te majtes, se komisioni hetimor, per transparencen e zgjedhjeve, mund te nise nga puna menjehere. Deputeti i selise blu, Enkelejd Alibeaj, tha dje ne emer te PD-se, se ne tryeze ndaj opozites, qendron gjithnje oferta e perhershme per pjesemarrjen dhe hetim ne Komisionin Hetimor Parlamentar per transparence. "Maxhoranca eshte e gatshme qe te negocioje per kerkesat e opozites, mes te cilave dhe ndryshimin e Kodit Zgjedhor. Nese PS tashme mendon se me ane te komisionit hetimor mund te behet transparence, kjo eshte e sigurt, te nise ky komision. Ligji aktual, jo ai qe donin te ndryshonin ata, ua jep te drejten dhe nje deputeti te vetem, ai ka te gjitha mundesite te bej transparence te gjere, te gjate, te thelle dhe cfaredolloj dimensioni", u shpreh Alibeaj. Por nga ana tjeter, deputeti demokrat, vendosi edhe kufijte mes negociatave te mundshme PD-PS per zgjedhjet parlamentare te 28 Qershorit. Sipas tij, ne asnje rast, maxhoranca nuk do te mund te pranonte nje kerkese antiligjore nga ana e kreut socialist, Edi Rama, sic ishte ndryshimi i Kodit Zgjedhor, ne nenin 178, pika 6 te tij, per te pezulluar djegien e fleteve te votimit, pas hapjes se kutive te materialeve zgjedhore. "Ne qofte se PS ka nje peng me te shkuaren, kryetari i saj ka nje peng me te shkuaren, duke i treguar te veteve se vertete ai nje kauze e con deri ne fund, sepse kjo eshte ceshtje qe deri ne kete fare mase ka degraduar. Une besoj qe teka te tilla nuk duhet te plotesohen, do te respektohet Kushtetuta, ligji, vendimet e Gjykates Kushtetuese, kodi zgjedhor dhe ai nen, dhe brenda kesaj hapesire ligjore zoti Rama te gjej mundesite e veta per te kamufluar humbjen e vet ne kete proces negocimi", tha deputeti demokrat. Sipas tij, ndryshimet e Kodit Zgjedhor, nuk duhet te kene efekte prapavepruese per zgjedhjet e zhvilluara ne qershor te vitit 2009. Qendrimi i qarte i PD-se, vjen ne nje kohe kur negociatat mes dy forcave te medha politike, kane ngecur tek ceshtja e hapjes se kutive te votimit. Nje kerkese kjo teresisht e pakaperdishme nga maxhoranca dhe kryeministri Sali Berisha, te cilet permendin Kushtetuten dhe ligjet ne fuqi, qe nuk e lejojne ne menyre kategorike nje gje te tille. Ne lidhje me vendimin e mundshem te socialisteve per tu rikthyer ne Kuvend, Alibeaj u shpreh: "Perfundimisht nje sjellje politike prej kacaku e zotit Rama me ne fund u thye dhe ajo".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›