E Shtunë, 31 Tetor 2026

Champions League, këtë vit me pesë arbitra

Pas momenteve fatale ne Boterorin e Afrikes se Jugut, nenkomiteti teknik i IFAB, Bordi Qendror per Rregullat e Lojes se Futbollit mbledhur ne Uells ka aprovuar edhe kerkesat e disa federatave per te vene ne zbatim qe kete edicion te Champions League, 5 arbitra ne fushe, duke shtuar keshtu dy asistente pas dy portave respektive. Keshtu, nuk ka ndryshim tjeter vetem aprovim dhe futje ne zbatim edhe ne Champions, qe kete vit te dy arbitrave pas portes per te pare me shume edhe vijen fatale.

Ky eksperiment ishte realizuar vetem ne Europa League, tashme do te jete edhe ne Champions League, madje edhe ne Superkupen e Europes, ne Montekarlo, ku Inter do te perballet me Atletikon e Madridit me 27 gusht. Ne keto dy edicione do te vijne me pas edhe konkluzionet finale per efikasitetin, ose jo per dy arbitrate shtese. Kostot per dy arbitrate shtese do te jene ne buxhetin e ligave respektive qe do e zbatojne ate.

Kompeticionet ku dhe do te kryhet ne dy sezonet ne vijim ky eksperiment do te jene: Champions League per dy edicionet ne vijim, ne kampionatin argjentinas, francez dhe meksikan, ne Europa League, ne kampionatin brazilian, si dhe ne dy finalet e Superkupes europiane. Ndersa, ne lidhje me opsionin e nje teknollogjie ne fushe per te shmangur gabimet e medha, IFAB do ta diskutoje kete pike ne mbledhjen e radhes ne muajin tetor.

Gerti çarçani

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›