Ciklon kritikash ndaj Ban Ki Moon
“Një udhëheqje për të ardhur keq që e ka cuar OKB-në drejt dekadencës”. Ka qenë ky përkufizimi i punës së Sekretarit të Përgjithshëm tw Kombeve të bashkuara në një raport të brendshëm. Ban Ki-moon përfundon kështu në qendër të ciklonit të kritikave pas publikimit të raportit. Memorandumi mban firmën e Inga-Britt Ahlenius, 72 vjecares suedeze që është në fund të mandatit të saj për luftën kundër korrupsionit brenda OKB-së.
Raporti prej 50 faqesh arrin në konkluzionin se mandati i Ban përshkohet nga “një drejtim aspak transparent”, si dhe injorim sistematik i autoritetit të departamentit. Seksioni për luftën kundër korrupsionit u krijua më 1994 dhe është i varur direkt nga autoriteti i Sekretarit të Përgjithshëm. Ban akuzohet se ka bllokuar emërimin e një ish gjykatësi amerikan. Mandati i koreano jugorit Ban Ki-moon, filloi mes polemikave. Në konferencën e tij të parë si Sekretar i Përgjithshëm, i teti në rradhë, Ban refuzoi të dënonte ekzekutimin me vdekje të Saddam Hussein.
Delina Bitraku