E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Jetë të marra peng" nga Viktor Canosinaj

“Jete te marra peng” titullohet romani me i ri i shkrimtarit Viktor Canosinaj. Një roman kushtuar dashurisë së një burri të krishterë për një grua muslimane në pashallëkun ekzotik të Ali Pashë Tepelenës. Ngjarjet jane vendosur ne fillin e shek te XIX, ndersa ne 313 faqe ju do te gjeni te gjithe ata personazhe qe kane guxuar te kapercejne muret e ndaluara.

"Romani trajton ne dukje historine e nje dashurie te pamundur mes nje arkitekti napolitan qe jeton i marr peng ne Pashallekun e Ali Pashes dhe nje vajze muslimane eshte mbeshtetur mbi nje fakt historik qe une kam pasur rastin ta lexoj dhe pastaj kuptohet qe eshte punuar i gjithe ne fantazi. Ka elemente te trilluara", rrefen Viktor Canosinaj, shkrimtar.

Figura historike si Ali Pashë Tepelena i trajtuar ndryshe nga Canosinaj, apo i biri i tij Mehmet efendiu, Frosina e Janinës etj janë personazhe të këtij libri, te cilet i japin romanit një përmasë tjetër.

"Te kjo figure nuk ka asgje heroike dhe asgje kombetare. Ai ishte nje figure e paster tirani", vijon Canosinaj. Nje veper fiction, por me sfond historik real do te keni mundesi ta gjeni ne faqet e "Jete te marra peng”.

Vilma Masha Azhornuar së fundi ( e enjte , 22 korrik 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›