E Shtunë, 31 Tetor 2026

Champions League luan Malaga-Dortmund

Malaga-Dortmund është njëra nga çerekfinalet e sotme të Championsit, në orën 20:45. Një mbrëmje që premton gola pasi të dy ekipet pëlqejnë futbollin sulmues.
Malaga do të ketë me vete faktorin fushë, por edhe përvojën ndaj Dortmundit, pavarësisht se parashikimet janë për sukses të gjermanëve.
Trajneri Pelegrini nuk ka mungesa dhe Demikelis, Tulalan, Hoakin apo Baptista japin siguri. Po ashtu edhe i riu Isko.
Pas sukseseve ndaj Milanit, Zenitit apo Portos, spanjollët kërkojnë më shumë.
Dortmundi i druhet rinisë së tij dhe trajneri Klop pret një përballje shumë të vështirë. Por, për fat të mirë mungesë do të jetë vetëm Humels, pasi Shmelcer e Bender i kaluan dëmtimet.
Borusia është përqëndruar tërësisht në Champions ku ka qenë superiore ndaj ekipeve si Real Madrid apo Mançester Siti.
Dy skuadrat kanë filozofi të ndryshme, pasi Malaga është formuar duke shpenzuar para, ndërsa Dortmund duke kërkuar talente në moshë të re.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›