Kupa e Shqiperise luhen gjysmefinalet e para

Do të luhen sot gjysmëfinalet e para. Skënderbeu-Bylis e Kukësi-Laçi përballen për Kupën e Shqipërisë.
Në Kukës do të luhet në orën 14:00 dhe në Korçë në 17:00 e favoritë për të fituar janë pikërisht skuadrat vendase, që gjithashtu kanë shanset më të mëdha për të dalë në finale.
Në Korçë, kampionët nuk do ta kenë të lehtë pasi Bylis luan shanset e fundit për të synuar Europën.
Gjithsesi, trajneri Josa ka lojtarët në dispozicion, si Radas, Gvozdenoviç, Shkëmbi, Lilaj, Plaku apo Pejiç.
Në Kukës, vendasit synojnë suksesin e pastër për të arritur finalen për herë të parë në historinë e tyre. Liga e Europës nuk është e sigurt nëpërmjet kampionatit, ndaj edhe do të duhet të paktën dalja në finale.
Laçi, gjithsesi, është me forca të plota dhe mund të jetë i rrezikshëm me lojtarë si Buljan, Vucaj, Nimani apo Emurllai.
Në gjysmëfinale këtë edicion nuk ka asnjë skuadër fituese të Kupës, pasi janë eleminuar më parë Tirana, Partizani, Dinamo, Vllaznia, Teuta apo Besa.