Champions League, vendoset rekord golash në një raund të vetëm

Ndeshjet emocionuese me rezultatin 4–3 të Interit dhe Romës, barazimi spektakolar 3–3 mes Vikingut dhe Bayernit të Mynihut, fitorja tenistike 6–0 e Aston Villës, rezultati 6–3 mes LASK Linz dhe Liverpoolit… e kështu me radhë.
E vërteta është se Liga e Kampionëve ka vendosur një rekord të ri. Në periudhën mes së martës, 13 tetor, dhe së mërkurës, 14 tetor, janë shënuar gjithsej 78 gola në 18 ndeshje.
Asnjëherë më parë në histori nuk janë shënuar kaq shumë gola brenda një raundi të vetëm ndeshjesh – duke tejkaluar rekordin e mëparshëm prej 71 golash.