Champions Milan ndalet nga Bate Borisov

Milan ka barazuar 1-1 me Bate Borisov në ndeshjen e katërt të fazës së grupeve të Ligës së Kampionve, në takimin e zhvilluar në Bjellorusi.
Kuqezinjtë kanë kaluar në avantazh në minutën e 22 me anë të Zlatan Ibrahimovic, i cili kontrolloi një krosim të Robinhos dhe shënoi lehtë përballë portierit.
Bate ka barazuar në minutën e 55 falë një 11-metërshi të shndërruar në gol nga Bressan.
Milan kishte një mundësi shumë të mirë për të kaluar sërish në avantazh me anë Robinho, i cili kaloi portierin bjellorus, por goditi shtyllën me portën e boshatisur.
Milan kryeson për momentin grupin H me 8 pikë, në pritje të ndeshjes tjetër të këtij grupi, Viktoria Plzen-Barcelona.
Në ndeshjen tjetër të zhvilluar në orën 18.00, atë midis Zenit dhe Shakhtar Donetsk, e vlefshme për grupin G, rusët fituan me rezultatin e ngushtë 1-0.
Autori i golit të fitores për Zenitin ishte Lombaerts, në minutën e 45.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Inter, Thiago Motta i sinqertë: Nuk meritojmë më shumë
Thiago Motta, mesfushori i Interit, ka folur hapur për momentin e vështirë që po kalon Interi në kampionatin italian të futbollit, ku renditet në vend të 17 me 8 pikë, 11 pikë më pak se kryesuesit e Juventusit. Barcelona, Valdes thyen rekord
Victor Valdes ka thyer mbrëmjen e së martës rekordin e ruajtjes së portës së paprekur, rekord që e mbante Miguel Reina në sezonin 1972-1973 për Barcelonën. Galliani: Cassano ka përmirësime
Antonio Cassano vazhdon të jetë i shtruar në Poliklinikën e Milanos dhe ende nuk dihet asgjë mbi shkaqet e gjendjes që kaloi sulmuesi papritur, gjatë kthimit të skuadrës së Milanit nga transferta e Romës. Iran, dënohen dy lojtarë për “sjellje imorale”
Federata Iraniane e Futbollit pezulloi pa afat dy lojtarë në kampionatin vendas, për “sjellje të pahijshme” gjatë festimit të golave.
Ronaldo: Neymar, një nga tre më të mirët në botë…
Ish-sulmuesi brazilian Ronaldo theksoi se nëse Neymar do të ishte transferuar tek Real Madrid në merkaton e verës në vend të qëndrimit në Brazil me Santos, tashmë do të konsiderohej si një nga tre futbollistët më të mirë të botës.
Lajmet kryesore
Burg përjetë Pinarit, Delijorgjit e Minxollit
Jepet pretenca për Gërdecin
“Ekspertët, më kompetentët”
Nafta, 30 mijë tonë “helm” brenda makinës
Kosova i blen pasaportat katër herë më lirë se ne
Prokuroria: Zyrtari i SHISH-it u vra