F1 Rosberg deshiron Ferrarin

Nico Rosberg kërkon që në vitin 2013 të pilotojë një Ferrari.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat gjermane të cilat saktësojnë se piloti i Mercedes me deklaratat në favor të Kokëkuqes po nervozon skuderinë e tij dhe brazilianin Felipe Massa, pilotin e Ferrarit që po i rrezikohet vendi nga rezultatet e pakënaqshme të këtij sezoni.
Nico Rosberg, djali i kampionit Keke Rosberg, hyri në Formula 1 me synimin për tu bërë një kampion, por progresi i tij në pistë ndaloi dhe këtë e tregojnë rezultatet. Rosberg renditet i shtati me 75 pikë, 23 pikë më pak se Massa dhe 5 pikë më shumë se shoku i tij i skuadrës, Michael Schumacher. Pikërisht për këtë arsye Ferrari nuk është i bindur nga piloti gjerman.
Skuderia italiane do të udhëtojë në Abu Dabi me disa ndryshime në aerodinamikë me qëllim përmirësimin e performancave në pistë. Skuderia italiane kërkon që të ndihmojë të paktën Alonson në arritjen e vendit të dytë në renditjen përfundimtare të pilotëve.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Formula 1 Formula 1 në Indi mes varfërisë
Për shumë nga kapacitetet ekonomike që ofron India, zhvillimi i një gare të Formula 1, është parë si një shembull sesi bizneset private mund të organizojnë evente të klasit botëror. F1, provat e lira në Indi, Hamilton i pari
Piloti i McLaren Mercedes, Lewis Hamilton, regjistroi kohën më të shpejtë në provat e lira të së premtes në Çmimin e Madh të Indisë, pistë e cila regjistron debutimin e saj në këtë sezon të Formulës 1.
Vettel: E njoh pistën e Indisë vetëm nëpërmjet simulatorit
Sebastian Vettel, piloti i Red Bull, i cili ka fituar tashmë titullin kampion bote në Formulën 1, shprehet se po përgatitet për garën e radhës në Indi pa pasur fare njohuri për pistën Buddh ku do të zhvillohet gara. Renault, edhe 2 javë kohë për Kubica
Eric Boullier, shefi ekzekutiv i Lotus Renault, ka vendosur të zgjasë afatin e përgjigjes për pilotin Robert Kubica, i cili duhet të konfirmojë nëse mund të pilotojë apo jo sezonin e ardhshëm në kampionatin botëro të Formulës 1. Hamilton thyen hegjemoninë e Red Bull
Lewis Hamilton do të niset i pari në garën e nesërme në Korenë e Jugut, pasi regjistroi kohën më të shpejtë gjatë provave zyrtare të zhvilluar në mëngjesin e sotëm.
Lajmet kryesore
Burg përjetë Pinarit, Delijorgjit e Minxollit
Jepet pretenca për Gërdecin
“Ekspertët, më kompetentët”
Nafta, 30 mijë tonë “helm” brenda makinës
Kosova i blen pasaportat katër herë më lirë se ne
Prokuroria: Zyrtari i SHISH-it u vra