Pack Jo Ahtisari Plus per veriun

Deputetja e Parlamentit Europian, Doris Pack shprehet kundër planit “Ahtisari Plus’ në veri të Kosovës, ndërsa kritikon Serbinë për qasjen ndaj realitetit të ri pas shpalljes së pavarësisë.
Ajo të martën vizitoi Prishtinën, ku gjatë një ligjerate në shkollën politike të Prishtinës, ajo duke iu referuar Serbisë tha se në BE nuk pranohen shtete të cilat kanë probleme të brendshme.
“Serbia nuk do të jetë në gjendje të plotësojë kërkesat kryesore për anëtarësim në BE, nëse çështja e Kosovës mbetet e pazgjidhur dhe mosgatishmëria për bashkëpunim me fqinjët e saj është problem për stabilitetin e Ballkanit. Por, disa njerëz më kujtojnë se BE-ja ka pranuar Qipron, por, ne kemi bërë këtë dhe ka qenë presioni i Greqisë, sepse Greqia ka thënë se nëse nuk e pranoni Qipron, ne nuk do të pranojmë procesin e zgjerimit”, tha deputetja e PE, Doris Pack.
Sa për veriun, deputetja e Parlamentit Europian tha se është gabim që serbët nuk njohin realitetin e ri në Kosovë. Ajo shtoi se është dëshpëruese se si njerëzit jetojnë në mesin e barrikadave prej disa metrash të izoluar në veri të Kosovës.
“Ne nuk kemi nevojë për një pako plus, sepse pakoja e Ahtisarit po funksionon dhe mund të funksionon edhe në veri”, shtoi Pack.
“Dialogu duhet të zbatohet, ndërsa kjo nuk është bërë. Gjithçka që është arritur marrëveshje në këtë dialog është për tregti të lirë, lëvizje të lirë, për mirëqenie për të dyja palët, kështu që nuk mund të kuptoj që kjo nuk është kuptuar nga ata”, vazhdoi eurodeputetja Pack.
Zonja Doris Pak ka qëndruar gjatë ditës së martë në Prishtinë, ku përveç ligjëratave dhe takimeve me drejtues të shtetit të Kosovës ka vizituar edhe urën kryesore në lumin Ibër në Mitrovicë.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Kosova i blen pasaportat katër herë më lirë se ne
Kosova filloi dy ditë më parë shpërndarjen e 1.3 milionë pasaportave biometrike, për të cilat ka paguar te një kompani austriake vetëm 14 milionë euro, ose më pak se 11 euro për pasaportë, ndërkohë që shqiptarët paguajnë aktualisht rreth 50 euro për pasaportë, falë një koncesioni që qeveria shqiptare e dha në vitin 2007. Lëshohen sërish targat KS
Në Kosovë ka filluar sërish lëshimi i targave me inicialet KS. Përmes tyre synohet që të largohen nga qarkullimi targat që identifikojnë rajone të ndryshme të Kosovës, por që prej përfundimit të luftës janë lëshuar në mënyrë ilegale nga strukturat paralele serbe. Pack në Prishtinë: Veriu, pjesë e Kosovës
Eurodeputetja Doris Pack po zhvillon një vizitë në Kosovë, prej nga ka hedhur poshtë idenë e pakos “Ahtisari Plus”, duke theksuar se veriu është pjesë e Kosovës. Dell: Politika Kosovare, e papërgjegjshme
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Christopher Dell ka hedhur akuza të ashpra ndaj klasës politike kosovare, duke e cilësuar atë si të papërgjegjshme. I dyshuari serb mohon vrasjen e Zymberit
Serbi nga Kosova, Ratomir Bozhovic, i cili dyshohet për vrasjen e pjesëtarit të forcave speciale të Policisë së Kosovës, Enver Zymberi, ka mohuar përfshirjen e tij në këtë krim.
Lajmet kryesore
Burg përjetë Pinarit, Delijorgjit e Minxollit
Jepet pretenca për Gërdecin
“Ekspertët, më kompetentët”
Nafta, 30 mijë tonë “helm” brenda makinës
Kosova i blen pasaportat katër herë më lirë se ne
Prokuroria: Zyrtari i SHISH-it u vra