E Diel, 1 Nëntor 2026

Champions Okseripret Realin MurinjoGrup i veshtire

MADRID- Okser-Real eshte nje nga ndeshjet me te rendesishme te Champions League diten e marte. Skuadra e drejtuar nga Zhoze Murinjo vjen ne kete ndeshje pas barazimit pa gola ndaj Levantes ne kampionat nderkohe qe ndryshimi i pare qe tekniku portugez ka parashikuar eshte ai i futjes se Karim Benzema nga minuta e pare.
Por Murinjo ka shigjetuar serish kundershtaret ne prag te takimeve te dyta.
Nuk mund te premtoj loje te bukur - tha ai ne prag te ndeshjes se sotme me Okserin ne Champions League. ndash Ne nuk patem fatin qe paten te tjeret qe te perfundonim ne nje grup te Europa League. Ne do te perballemi me Ajaksin dhe Milanin jane ne mes pak a shume 20 Kupa Kampionesh. Pastaj eshte edhe Okseri qe perfaqeson futbollin francez shtoi Murinjo. Referimi i tij ka qene i qarte per Barcelonen qe kane ne grup skuadra si Panathinaikos Kopenhagen dhe Rubin Kazan. Nderkohe Benzema u shpreh se presioni ne ndeshjen e se martes do te jete mbi Realin dhe jo mbi skuadren franceze.

Nderkaq ne kampin e Okserit gjerat jane duke shkuar si mos me keq ne kete fillim sezoni. Kapiteni Benua Pedreti thote se skuadra franceze mund te pesoje 5 apo 6 gola ne rast se nuk rregullon problemet e saj ne mbrojtje. Okseri ndodhet ne zonen e renies ne kampionat dhe ka humbur 2-0 ndaj Milanit ne ndeshjen e pare nderkohe qe ne takimin e sotem pritet ta kete shume te veshtire.

Jemi te shqetesuar sepse nuk e kemi nisur mire kete sezon por nuk e kemi frike Realin e Madridit - deklaroi trajneri Zhan Fernandez. ndash Ata jane skuader e madhe me futbolliste te medhenj dhe nuk kane si synim vetem te marrin pjese ne Champions League shtoi tekniku francez.

e.n/A.Latifi/BalkanWeb

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›