E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita Boteroree Turizmit 2010 aktivitete ne Ardenice

TIRANE- Ministria e Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve ne bashkepunim me Agjencine Kombetare te Turizmit organizon sot me 27 Shtator Diten Boterore te Turizmit 2010 me teme Turizmi dhe Biodiversiteti.

Per kete eveniment eshte organizuar nje tur festiv ne manastirin e Ardenices dhe Parkun Kombetar te Llogorase dy destinacione ku turizmi dhe bio-diversitetit takohen me se miri. Te ftuar jane Institucionet OJQ-te sektori privat.

Ne kete aktivitet do te lexohet edhe mesazhi i Sekretarit te Pergjithshem te OBT-se Z. Taleb Rifai se Ruajta e biodiversitetit eshte nje sfide urgjente qe shqeteson te gjithe komunitetin nderkombetar qeverite bizneset dhe udhetuesit - nuk eshte vone per te vepruar pozitivisht.

Biodiversiteti klimatik gjeografik dhe fizik i Shqiperise shpjegon arsyen e nje flore dhe faune shume te pasur. Ato perfaqesohen me shume rezervate dhe parqe natyrore brenda vendit. Sipas statistikave te IUCN-se tek ne ka kater rezervate natyrore 13 parqe natyrore 4 monumente te natyres 4 zona te mbrojtura detare dhe kater rezervate te burimeve natyrore te menaxhuara. Ne to mund te ushtrohen lirshem udhetimi me kajak ngjitja alpine ne male te thepisura peshkimi sporte te tjere dimerore shetitje me bicikleta malore ekoturizem ekuitacion etj. Ne aktivitet do te jete i pranishem edhe ministri i TKRS-se Ferdinand Xhaferaj.
s.g/balkanWeb

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›