E Shtunë, 31 Tetor 2026

Champions PSG pa Ibrahimovic dhe Verratti

Rasti më i mirë vjen në ditën më të pritur.

David Beckham do të jetë titullar në ndeshjen ku Paris Saint Germain pret të kualifikohet në çerekfinalet e Champions League.

Ancelotti po mendon ta aktivizojë anglezin prej minutës së parë në ndeshjen me Valencian.

37-vjeçari do të luajë në vend të Verrattit që mungon. I skualifikuar është edhe Zlatan Ibrahimovic

“Nuk mund ta mohojmë që kemi një avantazh të rëndësishëm. Por, kur të zbresim në fushë duhet ta harrojmë rezultatin e ndeshjes së parë, të luajmë futbollin tonë. Është një shans i madh për klubin, tifozët dhe lojtarët, shumë prej të cilëve nuk kanë luajtur asnjëherë në çerekfinale”.

Valencia nuk paraqitet e dorëzuar.

“Do të bëjmë gjithçka që të kualifikohemi. Asgjë nuk ka përfunduar dhe besojmë te shanset tona. Është normale që PSG të jetë favorite, por ne do të japim maksimumin që të kualifikohemi në Champions”.

Parizienët nisen me avantazhin 2-1 të ndeshjes së parë. Francezët nuk kualifikohen mes tetë më të mirave në Europë prej sezonit 1994-’95.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›