Kupa e Shqiperise tre ekipe synojne dy vende ne gjysmefinale

Luhen sot ndeshjet e fundit në grupet e fazës çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Gara në këtë aktivitet vazhdon vetëm në Grupin B, aty ku tre skuadra luftojnë për dy vende në gjysmëfinale.
Bylisi, Laçi dhe Flamurtari kërkojnë kualifikimin. Laçi pret në fushën e tij mallakastriotët e vendit të parë dhe do të vazhdonin më tej duke fituar të paktën me rezultatin 2-0.
Llogaritë janë të paevitueshme edhe për Flamurtarin. Vlonjatët do të kenë përballë Teutën, në një ndeshje ku përveç tri pikëve nevojiten edhe golat.
Skuadra e Gjokës duhet të shënojë të paktën 4 herë në portën kundërshtare për të siguruar gjysmëfinalet.
Ka përfunduar gjithçka në Grupin A, ku Skënderbeu dhe Kukësi janë kualifikuar. Dy ekipet do të luajnë përballë njëra-tjetrës, por duket e vështirë që korçarët të humbasin vendin e parë.