Gjyqtari Cakir u denoncua në polici!

Një tifoz anglez nuk ka qëndruar i heshtur pas referimit të gjyqtarit Cakir në ndeshjen Manchester United-Real Madrid. Tifozi 18 vjeçar anglez e ka denoncuar në polici gjyqtarin turk.
Nga pezmi që kishte mbledhur ndaj gjyqtarit turk, djaloshi i ri telefonoi policinë duke e paraqitur rastin me akuza ndaj Cakir. Policia me të marrë vesh akuzën e ka telefonuar djaloshin e ri duke e quajtur raportimin e tij si të rremë.
Policia i ka sqaruar adoleshentit se akuza të tilla nuk bëhen në polici dhe se ka mundur të akuzohet ai ër këtë telefonatë, por se është falur./Indeksonline/