E Diel, 1 Nëntor 2026

Champions Villa shpeton Barcelonen

David Villa shpetoi Barcelonen nga turpi qe e priste ne Rusi pasi Blaugranet mezi arriten te nxjerrin nje barazim 1-1 ne udhetimin e veshtire ne Rusi.

Ishte David Villa ai qe i pari e goditi shtyllen 12 per ta gjalleruar ndeshjen. Pas nje nderhyrjeje te Daniel Alves ndaj Vitali Kaleshinit brenda zones ishte Christian Noboa 30 ai qe realizoi per 1-0 nga pika e bardhe.

Barcelona filloi mire pjesen e dyte me disa raste te pashfrytezuara. Sidoqofte nje nderhyrje e Lasha Salukvadzes beri qe Andres Iniesta te rrezohej ne zone dhe te akordohej penalti 60. I sakte nga penaltia ishte David Villa.

Me tu barazuar rezultati ne 1-1 u inkuadrua futbollisti me i mire ne bote Lionel Messi. Messi u perpoq mjaft por Barcelona nuk arriti te beje asgje. Madje Rubin Kazan ka mundur edhe te shenoje fitore kur Obafemi Martins leshoi nje mundesi te qind per qindt ne minuten e 87-te.

Nga ana tjeter Kopenhaga turperoi Panathinaikosin ne transferte te cilen e mposhti me rezultat 2-0. NDoye kaloi ne epersi danezet 28 ndersa Vingaard pershendeti greket me nje gol fenomenal nga gjuajtja e lire 37 per 2-0.

Pas dy xhirove te luajtura eshte Kopenhaga ajo qe kryeson ne Grupin D me gjashte pike. Barcelona eshte ne poziten e dyte me kater pike kurse Rubin Kazan i treti me nje pike te vetme. Panathinaikos eshte pa pike.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›