E Diel, 1 Nëntor 2026

Dejvid Bekham ambasadori 2018



Dejvid Bekham mund te perfshihet ne rolin e nje ambasadori ne oferten qe Anglia ka bere per te organizuar Kampionatin Boteror te vitit 2018. Ish-kapiteni i Anglise eshte nje figure karizmatike e botes sportive dhe lojtari i Los Anxheles Galaksi ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes konsiderohet si nje anetar thelbesor i ekipit te Anglise per te bindur FIFA-n per ti dhene atdheut te futbollit te drejten per te pritur per here te dyte finalet e kompeticionit me te madh te futbollit. Bekham ishte ne Trinidad per te promovuar kandidaturen e Anglise. Dejvid Dein presidenti i kandidatures se Anglise tha Dua tiu tregoj se ai Bekham ishte sensacional ne ditet e fundit ne Trinidad. Ai nuk mundi te bente me shume ai dha shume autografe beri fotografi tregoi respekt dhe ishte shume modest nje ambasador i madh. Per te organizuar Kampionatin Boteror te vitit 2018 pervec Anglise jane dhe Rusia Shtetet e Bashkuara Spanje/Portugali dhe Belgjike/Holande te cilat jane ne gare per Kupen e Botes se vitit 2018 dhe 2022. Australia Japonia Koreja e Jugut dhe Katari kane deklaruar se do te fokusohen ne vitin 2022. Paneli prej 24 anetaresh te Komitetit Ekzekutiv te FIFA-s do te votojne per Kupen e Botes se vitit 2018 dhe 2022 me 2 dhjetor ne Zurih te Zvicres.

29 Shtator 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›