E Diel, 1 Nëntor 2026

Lyon e Schalke realizojne fitore

Lyoni ka shenuar fitore prej 3-1 si mysafir i Hapoel Tel Aviv ndersa me dy gola te vonshem Schalke ka mposhtur Benficen.

Francezet kaluan ne epersi permes Michel Bastos i cili realizoi nga pika e bardhe 8 ndersa i njejti lojtar dyfishoi avantazhin me nje supergoditje 36.

Vendasit arriten te ngushtojne epersine me ane te nje goli te shenuar nga pika e bardhe permes Vincent Enyeama 79. Mirepo ne minutat shtese Miralem Pjanic ngriti epersine ne 3-1.

Nga ana tjeter Schalke ka shenuar fitore prej 2-0 kunder Benfices ne takimin e zhvilluar ne Gelsenkirchen.

Eumlshte dashur te pritet minuta e 73-te per tu realizuar goli pare ndersa realizues ishte Jefferson Farfan.

Ish-sulmuesi i Milanit Klaas Jan Huntelaar dyfishoi epersine per ti dhene fund dyshimit per fituesin ne minuten e 85-te.

Pas xhiros se dyte Grupit B i prin Lyoni me gjashte pike ndersa Schalke dhe Benfica kane nga tre pike.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›