Skandali në Itali, 48 të akuzuar

Prokuroria e Napolit mbylli hetimin në lidhje me "Calciopoli", e njohur botërisht si skandali i përgjimit të telofonatëve dhe trukimit të rezultateve të disa ndeshjeve në kampionatin e futbollit italian të niveleve të ndryshme. Janë 48 individë të përfshirë në dosjet voluminoze të prokurorëve italianë, ku mbi të gjithë si zakonisht "shkëlqejnë" emrat e ish-drejtuesve të Juventusit, Moxhi dhe Xhiarudo, por dhe ish-dizenjuesve të arbitrave Bergamo dhe Paireto. Në publikimin e ri janë nëntë emra të rinj të dhe nëntë ndeshje rezultatet e të cilave pretendohen se janë të parafiksuara. Mbi të gjitha është ndeshja Juventus-Milan e 18 dhjetorit të vitit 2004, e përfunduar 0-0 (arbitër Bertini). Takime të tjera janë Mesina-Rexhina 2-1 (gjyqtar Rakalbuto) e 31 dhjetorit 2004 dhe disa ndeshje të tjera. Në hetimet e para të Prokurorisë së Napolit u përfshinë tetë arbitra, midis tyre Paparesta, De Santis e Beritini. Në hetimet plotësuese emrat e rinj janë: Salvatore Rakalbuto, Stefano Kasara, Antonio Datilo, Marko Gabriele dhe Ticiano Pieri. Në hetim është edhe ndihmësi Marcelo Ambrozino.