Champions kompletohet sot java e trete

Tetë ndeshje do të mbyllin fazën e tretë në grupet e Ligës së Kampioneve, ndërsa në fushë do të rikthehen skuadra të mëdha si Milani, Barcelona apo Chelsea.
Këta të fundit do të presin në “Stamford Bridge” Genk-un, një ndeshje e lehtë kjo për londinezët, të paktën në letër. Belgët do të aktivizojnë në këtë sfidë shumë lojtarë të rinj, pasi nuk arrijnë të luajnë me të njejtin formacion në dy aktivitetet sezonale, në kampionatin vendas dhe Ligën e Kampioneve.
Sfida tjetër e Grupit E, mes Leverkusenit dhe Valencias do të vendosë se cila nga këto dy skuadra do ta mbyllë këtë fazë të parë në vendin e dytë.
Ndeshja më e rëndësishme e Grupit F do të jetë mes dy kryesueseve, Marsejë – Arsenal. Skuadra angleze nuk ka cilësinë e disa viteve më parë, por kanë një trajner si Arsen Venger, i cili me taktikat e tij arrin të fitojë ndeshje që mund të duken të humbura.
Në Grupin H, Milani dhe Barcelona do të jenë skuadra pritëse. Italianët e Alegrit luajnë në “San Siro” me Bate Borisovin bjellorus, ndërsa katalanasit e Guardiolës me çekët e Viktoria Plzen.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Kupa e Shqipërisë, luhen ndeshjet e para në grupe
U luajtën sot ndeshjet e para në grupe për Kupën e Shqipërisë, ndërsa rezultatet prodhuan pak surpriza, me pothuajse të gjithë të mëdhatë që arritën të fitojnë. Shqipëria U-17 hyn në histori
Pasi ka përshëndetur në shqip ata pak tifozë në aeroportin “Nënë Tereza”, trajneri Xhemal Mustedanagiç, ai që udhëhoqi kombëtaren tonë të U-17 drejt historisë shprehet optimist për të ardhmen e lojtarëve të rinj kuqezi. Beckham: Lojërat olimpike janë objektivi im
David Beckham dëshiron të marrë pjesë në olimpiadën “Londër 2012”. Inter shpërblen Zaraten për pasimin e golit
Kur Mauro Zarate firmosi kontratën me Interin në merkaton e kësaj vere lexoi se për çdo pasim goli që do të jepte do të shpërblehej me 15 mijë euro. “Champions”, paqe në San Paolo, fiton Interi
Ka përfunduar në barazim 1-1 një nga ndeshjet më të rëndësishme të fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve, ajo mes Napolit dhe Bajernit të Mynihut.
Lajmet kryesore
Bulqizë, ndërpritet puna
Prokuroria sekuestron dokumentacionin e ACR-së
Omari: Imuniteti, të ndryshojë Kushtetuta
TCH përgënjeshtroi Frattini-n
Nënë Tereza, 8 vjet nga Lumturimi
Gjakmarrja, Shoqata: Vërtetimet i dhamë falas