Kupa e Shqiperise luhen ndeshjet e para ne grupe

U luajtën sot ndeshjet e para në grupe për Kupën e Shqipërisë, ndërsa rezultatet prodhuan pak surpriza, me pothuajse të gjithë të mëdhatë që arritën të fitojnë.
Tirana, fituesja në fuqi, nisi mbrojtjen e kurorës së saj me një sukses 3-1 përballë peqinasve të Shkumbinit, në një ndeshje të luajtur në kryeqytet. Vllaznia, në transfertë, arriti të fitonte 4-2 në fushën e Elbasanit, një prej tre skuadrave të Kategorisë së Parë që kanë arritur të kualifikohen midis 16 më të mirave.
Kamza shkaktoi surprizën e vërtetë të ditës, me një fitore përballë Flamurtarit, ndërsa Teuta u ndal në “Niko Dovana” në barazim pa gola, prej një Pogradeci luftarak.
Në ndeshjen e tjera, Skëndërbeu arriti një fitore minimale ndaj Besës në Kavajë, Bylisi mposhti Dinamon në Ballsh, Kastrioti mundi 4-1 gjirokastritët në Krujë, ndërsa Laçi doli fitues nga Fieri, duke mundur 3-1 Apoloninë.
Për herë të parë në këtë sezon, Kupa e Shqipërisë nuk luhet me një format të bazuar mbi eliminimin direkt. Të 16 skuadrat e mbetura pas fazës së parë, janë ndarë në katër grupe.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Champions, kompletohet sot java e tretë
Tetë ndeshje do të mbyllin fazën e tretë në grupet e Ligës së Kampioneve, ndërsa në fushë do të rikthehen skuadra të mëdha si Milani, Barcelona apo Chelsea. Shqipëria U-17 hyn në histori
Pasi ka përshëndetur në shqip ata pak tifozë në aeroportin “Nënë Tereza”, trajneri Xhemal Mustedanagiç, ai që udhëhoqi kombëtaren tonë të U-17 drejt historisë shprehet optimist për të ardhmen e lojtarëve të rinj kuqezi. Beckham: Lojërat olimpike janë objektivi im
David Beckham dëshiron të marrë pjesë në olimpiadën “Londër 2012”. Inter shpërblen Zaraten për pasimin e golit
Kur Mauro Zarate firmosi kontratën me Interin në merkaton e kësaj vere lexoi se për çdo pasim goli që do të jepte do të shpërblehej me 15 mijë euro. “Champions”, paqe në San Paolo, fiton Interi
Ka përfunduar në barazim 1-1 një nga ndeshjet më të rëndësishme të fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve, ajo mes Napolit dhe Bajernit të Mynihut.
Lajmet kryesore
Bulqizë, ndërpritet puna
Prokuroria sekuestron dokumentacionin e ACR-së
Omari: Imuniteti, të ndryshojë Kushtetuta
TCH përgënjeshtroi Frattini-n
Nënë Tereza, 8 vjet nga Lumturimi
Gjakmarrja, Shoqata: Vërtetimet i dhamë falas