E Diel, 1 Nëntor 2026

Champions, zbardhen të gjitha enigmatMarseja e Canës dhe Anorthosis i Beqajt vazhdojnë aventurën në Kupën UEFA

Nuk ka më asnjë enigmë për 16 ekipet e kualifikuara në raundin e “vdekjes”. Roma, Çelsi, Inter, Panathinaikos, Barcelona, Sporting, Liverpul, Atletiko, Mançester, Villareal, Lion, Bajern, Arsenal, Porto, Juventus, Real Madrid. Këto janë të kualifikuarat.

Një mbrëmje e madhe e formacionit të Luçiano Spaletit në “Olimpico”, duke marrë përfundimisht edhe vendin e parë në Grupin A, e duke lënë pas Çelsin. Roma shkatërroi Bordonë, duke fituar me rezultatin 2-0.Mateo Brigi shënoi në minutën e 60-të nga një distancë e afërt për Romën, ndërkohë që kapiteni legjendar verdhekuq Françesko Toti dyfishoi rezultatin me një gjuajtje cinike në të 79’. Toti u zëvendësua në minutën e 87-të nën duartrokitjet frenetike të ultrasve të Romës. Bordo vazhdon aventurën në Kupën UEFA.

Po në grupin A, Çelsi fitoi në “Stamford Brixh” me rezultatin e ngushtë 2-1 kundër rumunëve të Kluzh. Kalu kaloi në avantazh londinezët në minutën e 40-të, por Kone u përgjigj për skuadrën rumune dhjetë minuta pas fillimit të pjesës së dytë. Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë, Didier Drogba i dha në minutën e 71-të fitoren formacionit të Luis Felipe Skolarit.

Në grupin B, Panathinaikos u bashkua me 16 ekipet më të mira të Europës falë golit të Karagunis (69’) në fitoren 1-0 kundër Anorthosis Famagusta. Arjan Beqaj, i cili u rikthye në portë pas një mungesë disa javore për Anorthosis Famagusta bëri disa pritje të jashtëzakonshme.
“Minuta e 5-të. Çfarë mrekullie e Beqaj!”. Kështu shkruante në komentin e saj yahoo.it. “Pritje e madhe e shqiptarit atje ku bashkohen dy shtyllat pas gjuajtjes së Karagunis nga një goditja e lirë”, - vazhdon komenti. Në minutën e 38-të portieri kosovar shmangu një gol të sigurt, pas goditjes së Manxios së Panathinaikosit, duke e devijuar topin në goditje nga këndi. Gjithsesi, për pamundësi të vazhdimit të lojës – sipas faqes qipriote protathlima.com.cy- portieri i Kombëtares shqiptare u zëvendësua me fillimin e pjesës së dytë me Nagin, kur rezultati në “Oaka” ishte 0-0.

Interi vazhdoi “surprizat” në Ligën e Kampioneve, teksa zikaltërit humbën në Gjermani me Verder Bremenin me rezultatin 2-1. Pizaro në minutën e 63-të dhe Rozenberg në të 81’ ishin edhe ndëshkuesit e Murinjos. Gjithsesi, Zlatan Ibrahimoviç dy minuta përpara përfundimit të ndeshjes realizoi golin e nderit për kampionen e Italisë.

Në Grupin C, Barcelona e kualifikuar luajti me një formacion të dorës së dytë i “dhuroi” një fitore historike Shahktar Donjeckut. Ukrainasit fituan 3-2 falë dy golave të Gladkit dhe një të Fernandinjos. Për katalanasit shënuan Silvinjo dhe Burgos. Sportingu i Lisbonës fitoi në Zvicër 1-0 me Bazelin, duke i dhënë kështu mundësi Shahktarit të vazhdojë aventurën në Kupën UEFA.

Liverpuli  me fitoren 3-1 në Holandë kundër PSV Eindhovenit i bëri dhuratë Kupën UEFA, Olimpikut të Marsejës. Skuadra franceze e kapitenit shqiptar Lorik Cana barazoi pa gola në “Velodrome” kundër Atletikos së Madridit, duke zënë përfundimisht vendin e tretë.

EKIPET E KUALIFIKUARA

Grupi A
ROMA, ÇELSI

GRUPI B
INTER, PANATHINAIKOS

GRUPI C
BARCELONA, SPORTING

GRUPI D
LIVERPUL, ATLETIKO

GRUPI E
MANÇESTER, VILLAREAL

GRUPI F
LION, BAJERN

GRUPI G
ARSENAL, PORTO

GRUPI H
JUVENTUS, REAL MADRID

Liga e Kampioneve
Dita 6

9 dhjetor
A    Çelsi-Kluzh            2-1
A    Roma-Bordo            2-0
B    Panathina.-Anorthosis     1-0
B    Bremen-Inter        2-1
C    Bazel-Sporting        0-1
C    Barcelona-Shakhtar    2-3   
D    PSV-Liverpul        1-3
D    Marsejë-Atletiko        0-0

10 dhjetor

E    Man. United-Alborg
E    Sëlltik-Villarreal
F    Steaua-Fiorentina
F    Lion-    Bajern
G    Porto    -Arsenal
G    Dinamo Kiev-Fenerbahçe
H    Juventus-BATE
H    Real Madrid-Zenit

Gjendja në grupe
Grupi A  

Roma        6    12
Çelsi        6    11
Bordo        6    7
Kluzh        6    4

Grupi B
Panathin.    6    10
Inter        6    8
Anorthosis    6    7
V.Bremen    6    7

Grupi C

Barcelona    6    13
Sporting    6    12
Shahktar    6    9
Bazel        6    1

Grupi D
Liverpul    6    14
Atletiko    6    12
Marsejë    6    4
PSV        6    3

Grupi E
Man.Jun    5    9
Vijareal    5    9
Alborg    5    5
Sëlltik    5    2

Grupi F
Bajern    5    11
Lion       5    11
Fiorentina 5    3
Steaua    5    1

Grupi G
Arsenali     5    11
Porto        5    9
Din.Kiev    5    5
Fenerbah.    5    2

Grupi H
Juventus    5    11
Real Mad.    5    9
Zenit        5    5
BATE        5    2

E Marte, 09 Dhjetor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›