Riera: Duhet të godas më shpesh nga largësia
Futbollisti i Liverpoolit, Albert Riera, i cili mbrëmë shënoi golin e avantazhit përballë PSV Eidhoven, ka thënë se do të dëshironte më shpesh ta gjejë rrjetën nga largësia. "Ishte një gol shumë i rëndësishëm për fitoren e mbrëmshme. Shkojmë në fazën e ardhshme të Ligës së Kampionëve dhe jemi shumë të lumtur. Jam i sigurt se do të kalojnë shumë ndeshje derisa ta përsëris atë gol", ka thënë spanjolli. "Në stërvitje flasim për goditjet nga largësia dhe ndonjëherë arrij të godas, ndonjëherë jo. Sonte isha në një pozitë të shkëlqyeshme dhe u përpoqa dhe mendoj se duhet të shutoj më shpesh ashtu", ka shtuar Riera.