E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Chandrayaan-3/ Roveri hënor i Indisë në kërkim të ujit, nis eksplorimin e Hënës

Roveri i Hënës i Indisë, një mjet eksplorimi hapësinor, ka ndërmarrë hapat e parë në sipërfaqen hënore, një ditë pasi vendi bëri histori duke u bërë i pari që u ul pranë polit jugor.

Roveri 26 kg i quajtur Pragyaan (fjala sanskrite për mençuri) u transportua në Hënë nëpërmjet anijes kozmike “Chandrayaan-3“.

Pasi pluhuri i ngritur nga ulja e mbrëmjes së kaluar u ul, panelet në njërën anë të anijes u hapën për të vendosur një rampë për t’i mundësuar Pragyaan-it të rrëshqiste poshtë në sipërfaqen hënore.

Tani do të bredhë rreth shkëmbinjve dhe kratereve, duke mbledhur të dhëna dhe imazhe të rëndësishme për t’u dërguar përsëri në Tokë për analizë.

Pragyaan mban dy instrumente shkencore të cilat do të përpiqen të zbulojnë se cilat minerale janë të pranishme në sipërfaqen hënore dhe të studiojnë përbërjen kimike të sipërfaqes.

Organizata Indiane e Kërkimeve Hapësinore (Isro) ka thënë se roveri do të lëvizë me një shpejtësi prej 1 cm në sekondë dhe me çdo hap do të lërë gjithashtu në sipërfaqen e Hënës gjurmën e logos dhe emblemës së Isro-s të ngulitur në gjashtë rrotat e saj.

Zbarkimi përkon me fillimin e një dite hënore, një ditë në Hënë është e barabartë me 28 ditë në Tokë dhe kjo do të thotë se roveri do të ketë 14 ditë rrezet e diellit për të ngarkuar bateritë e tyre.

Hëna mendohet të mbajë minerale të rëndësishme, por një nga qëllimet kryesore të Chandrayaan-3 është të kërkojë për ujë. Shkencëtarët thonë se krateret e mëdha në rajonin e polit jugor të cilët janë përgjithmonë në hije mbajnë akull që mund të mbështesë banimin njerëzor në Hënë në të ardhmen./ BBC

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›