Rrëzimi i avionit të Prigozhin, Rusia: Gjenden trupat e dhjetë personave në bord

Gjenden trupat e dhjetë personave në avionin Embraer Legacy që u rrëzua dje. Lajmi është bërë me dije nga shërbimet e urgjencës ruse.
Në bordin e avionit të rrëzuar ndodhej shefi i Wagner, Yevgeny Prigozhin dhe komandanti i tij Dmitry Utkin (njeriu që i dha emrin grupit mercenar).
Por ajo që mbetet ende një pikëpyetje është arsyeja që shkaktoi rrëzimin e avionit.
Sakaq, Policia ka mbyllur zonën përreth vendit të rrëzimit dhe Autoriteti i Aviacionit Rus ka formuar një komision të posaçëm për hetimin e shkakut.
Kur Prigozhin nisi një rebelim të dështuar dy muaj më parë, ai sfidoi autoritetin e Vladimir Putinit. Në lidhje me ngjarjen reagoi dhe presidenti amerikan, Joe Biden.
Ky i fundit aludoi se presidenti rus, Vladimir Putin, mund të ketë qenë pas rrëzimit të një avioni privat pranë Moskës. Biden tha se nuk ishte i befasuar që mercenari rus mund të kishte qenë në qendër të shënjestrimit.
/rtsh.al/