Chaplin nuk ishte komunist

Charlie Chaplin ishte komunist? Sipas FBI-së sigurisht që po, por shërbimet sekrete britanike MI5 i kishte lajmëruar se nuk ishte kështu.
MI5, shërbimi sekret britanik, mendonte ndryshe dhe këtë ua kishte komunikuar edhe amerikanëve kur këta të fundit kishin kërkuar ndihmë për të ndjekur aktorin dhe regjisorin britanik, gjatë vizitës së tij në Londër në vitin 1952.
Në dosje ka shumë të dhëna të mbledhura falë agjentëve amerikanë e britanikë të cilat nxirrnin në pah faktin se Chaplin kishte dhuruar fonde për organizata komuniste.
Por edhe pyetje precize, një nga këto kishte të bënte me faktin nëse emri i vërtetë i Charlie Chaplin ishte Israel Thornstein. Pas kontrolleve të bëra dhe verifikimeve, MI5 doli në përfundimin se Chaplin nuk përdorte dhe nuk kish përdorur kurrë atë emër, dhe jo vetëm kaq por në gjendjen civile nuk rezultonte asnjë gjurmë e Charlie Chaplin.
Misteri lidhur me emrin dhe vendlindjen është zgjidhur kohët e fundit, disa letra lenë të kuptohet se aktori kishte lindur në një ‘roulotte’ të një mbretëreshe cigane, pranë Birmingham. Origjina klandestine e Chaplin mund të shpjegojë mungesën e regjistrimit të aktit zyrtar të lindjes.
Regjisori dhe aktori i ‘Diktatori i fundit’, kishte gjithsesi shtetësinë britanike dhe, siç vëren MI5, nuk kërkoi kurrë atë amerikane edhe pse jetoi 30 vjet në SHBA.
Shërbimet sekrete britanike nuk e konsideronin regjisorin një ‘rrezik për sigurinë’ por përkundrazi një viktimë të Makartizmit.
Dosja e tij mbyllet kështu: “Mundet edhe që Chaplin të jetë një simpatizues i komunizmit po, sipas informacioneve tona, duket maksimumi si një progresist apo radikal”.
Amerikanët nga ana e tyre ishin goxha më të rreptë me gjeniun, duke i ndaluar të kthehej në SHBA pas vitit 1953. Charlie Chaplin u strehua në Zvicër ku edhe vdiq ditën e Krishtlindjeve të vitit 1977.