E Shtunë, 31 Tetor 2026

Clintoni dhe femrat

Ish-presidentin amerikan, Bill Clinton, ai kishte fituar famë shumë të madhe te femrat, që në periudhën para se të bëhej madje edhe guvernator i shtetit të Arkansasit, në vitin 1970. Ish-ndihmës dhe bashkëpunëtorë të tij thonë se gratë ishin thjesht “të mrekulluara” prej tij dhe i grumbulloheshin si “mizat rreth mjaltit”. Sigurisht që joshja e tij dhe fama së bashku me të u bënë më të mëdha në periudhën kur erdhi në krye të vendit në Shtëpinë e Bardhë.

Ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton, “mësyhej” çdo ditë nga dhjetëra gra që zinin radhë për ta parë dhe për ta takuar në Shtëpinë e Bardhë. Sipas një biografie të re televizive, që ka në qendër ish-presidentin amerikan Clinton, ai kishte fituar famë shumë të madhe te femrat, që në periudhën para se të bëhej madje edhe guvernator i shtetit të Arkansasit, në vitin 1970. Ish-ndihmës dhe bashkëpunëtorë të tij thonë se gratë ishin thjesht “të mrekulluara” prej tij dhe i grumbulloheshin si “mizat rreth mjaltit”. Sigurisht që joshja e tij dhe fama së bashku me të u bënë më të mëdha në periudhën kur erdhi në krye të vendit në Shtëpinë e Bardhë, gjatë së cilës ai thuhej se deklaroi se i duhet që të mos merrte në konsideratë “porositë që i vinin nga trupi”, për të mos kryer shkelje të vazhdueshme me gratë. Këto dhe materiale të tjera janë bërë bashkë në një dokumentar të ri, me titull “Vitet e Clintonit”. Në dokumentar, ish-bashkëpunëtorë të Presidentit dhe njerëz që ishin pjesë e personelit të ngushtë tregojnë kujtimet dhe përshtypjet me Clintonin, si dhe nxjerrin në pah faktin se si ishin ndjerë të tradhtuar, kur morën vesh për marrëdhënien e tij me Monika Lewinskin në vitin 1998. Për hir të së vërtetës, edhe shumë më parë se të dilte në dritë çështja “Lewinski”, oreksi seksual i Billit kishte qenë problem dhe kishte shkaktuar probleme. Sipas asaj që thuhet në dokumentar, skuadra politike që e rrethonte Clintonin, e kishte kuptuar se kjo çështje i kishte shkaktuar atij probleme edhe në përpjekjen e dështuar për t’u zgjedhur në Kongres, në vitin 1974 në vendlindjen e tij, Arkansas. Menaxheri i fushatës, Paul Fray, thotë: “Ai takohej me shumë femra gjatë gjithë ditës dhe unë i thashë në një moment të caktuar, se në këtë mënyrë nuk kishte gjasa që të fitonte”.

Marla Crider, e cila ka punuar me Clintonin në Arkansas dhe kishte pasur edhe një lidhje të shkurtër intime me të, i përshkruan gratë “të mrekulluara” para ish-presidentit. “Clintoni i joshte dhe i mblidhte gratë si mizat rreth mjaltit. Ai kishte nevojë që t’i kishte rrotull, që të ndihej i adhuruar prej tyre”, shprehet ajo në dokumentar.

Ndër të intervistuarit, është edhe Betsy Wright, një nga ndihmëset më të besuara të Clintonit për çështjet e politikës, e cila bëri një ndërhyrje kyçe në karrierën e Clintonit, në vitin 1987, një ditë para se ai të njoftonte se kishte ndërmend që të kandidonte si president.

Në atë kohë, ajo i tregoi Clintonit një listë të gjatë me ish të dashurat, për t’i thënë se para se të bënte njoftimin e madh, duhet të dinte si të përballonte ndonjë sulm të mundshëm të tyre gjatë periudhës së fushatave.

Ajo u ul në zyrën e Clintonit dhe e pyeste me hollësi për të gjitha, ku i kishte takuar, sa herë, çfarë bënin tani. Më pas, këshilltarja e pyeste nëse ishte i sigurt se ato nuk do t’i dilnin për t’i nxjerrë të palarat në shesh. Kur Clintoni i shprehte sigurinë, atëherë këshilltarja i thoshte që të mendohej mirë, sepse mund t’i dilte ndonjë e papritur e pakëndshme.

Thuhet se në një moment, ajo i ka thënë Clintonit: “Problemi këtu është se nuk po flasim vetëm për ty, por edhe për gruan tuaj dhe për vajzën, të cilat do të përfshiheshin në shumë siklete, nëse do të dilte ndonjë problem”.

Në këto rrethana, ajo i thotë se nuk mendonte se ai duhet që të kandidonte, me gjithë këtë listë të dashurash. Vetë ish- këshilltarja Wright thotë në filmin dokumentar: “Për mua ishte e qartë se nuk ishte momenti që Clintoni të kandidonte. Nuk ishte koha e duhur”.

Në periudhën kur shkoi në Shtëpinë e Bardhë, në vitin 1992, duket se Clintoni e ka pasur edhe më të vështirë për të kontrolluar veten. Dhe kur zonjusha Lewinski erdhi në Shtëpinë e Bardhë si një praktikante, vetëkontrolli i Clintonit avulloi tërësisht. Ken Gormley, ekspert ligjor që punon në Shtëpinë e Bardhë, rrëfen në dokumentar se mes të dyve, pra Clintonit dhe Lewinskit, pati shkëndija që në momentin e parë që u takuan dhe kur lidhja e tyre u bë publike, Wright tha se i gjithë personeli ishte shumë i mërzitur dhe me moral të ulët, sepse Bill i kishte gënjyer edhe njerëzit më të afërt dhe tha gënjeshtra edhe para kombit.

Një nga këshilltarët më të afërt të Clintonit, Dick Morris, thotë në këtë dokumentar: “Kur plasi skandali ‘Lewinski’, Presidenti më çoi një porosi menjëherë dhe unë e mora në telefon. Bill më tha: Që kur kam ardhur në Shtëpinë e Bardhë, më është dashur që të mos dëgjoj ‘zërin’ e trupit, por me Monikën kam qenë me të vërtetë. Nuk e di se çfarë po thonë për mua në lajme, por kam shkuar aq thellë me Monikën, sa e kam të vështirë që të provoj pafajësinë. Unë i thashë Clintonit: Problemi me presidentët nuk është mëkati që bëjnë, por mënyra se si gjithmonë mundohen që ta mbulojnë atë. Unë mendoj se ju duhet t’i thoni të vërtetën popullit amerikan. Clintoni u përgjigj: “Vërtet mendon se duhet të them të vërtetën?”. Unë ia ktheva: “Më lini të testoj situatën, më lini të bëj një sondazh dhe kur pata rezultatin e sondazhit, i thashë se mendoja se njerëzit do t’ia falnin tradhtinë, por nuk do ta falnin lehtë nëse ai do të gënjente”.

Clinton, tani 65 vjeç, nuk e mori në konsideratë në atë kohë këshillën e këshilltarit dhe vazhdoi deri në fund që ta fshihte marrëdhënien me Lewinskin. Në fund, iu desh që jo vetëm të përballej me turpin e tradhtisë, por edhe me atë të gënjeshtrës. Në dokumentar flitet edhe për vitin e parë të Clintonit në Shtëpinë e Bardhë, që sipas të gjithëve ishte shumë kaotik. Shtëpia e Bardhë i ngjante një dhome konvikti djemsh, të mbushur me pica dhe me “Coca Cola” dhe me njerëz jo të veshur në mënyrë zyrtare, që hynin e dilnin kur t’u tekej.

Në këtë histori, një meritë të madhe i jepet edhe Hillarysë, e cila ka gëlltitur shumë herë dramat personale të tradhtive të të shoqit, duke i qëndruar përkrah dhe duke ia rigjallëruar karrierën, duke u treguar pragmatiste e ftohtë dhe aspak një grua xheloze, që për dashnoret e të shoqit do të shkatërronte karrierën e tij dhe të sajën më pas. Madje edhe vetë Clintoni e ka pohuar disa herë se e shoqja është shumë më pragmatiste se ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›